UBT

Ushqimet më të dëmshme që i konsumoni shumë shpesh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Disa lloje të mishit të papërpunuar janë shumë të popullarizuara, sidomos për ata që kanë një stil dinamik në jetë. Përparësi është kursimi i kohës gjatë përgatitjes, por janë shumë të dëmshme.

Është e vështirë t’i eliminoni të gjitha ushqimet e përpunuara nga përdorimi, por mund të largoni së paku nga lista ushqimet më të dëmshme të përpunuara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura përmbajnë sasi të lartë të kalorive dhe nëse i konsumoni shpesh, mundeni keq të ndikoni në diabet dhe kontrollimin e peshës. Pos kësaj, vlerat ushqyese të patateve të skuqura janë shumë të ulëta.

Çipsat

Ushqimet e grimcuara do t’i dëmtojnë përpjekjet tuaja për ta zvogëluar numrin e kilogramëve. Përmbajnë shumë kalori, shumë kripë dhe konservues. Janë mjaft të varfra me vlerat ushqyese të domosdoshme për organizmin e njeriut, po ashtu posedojnë sasi të ulët të fibrave, si dhe ngadalësojnë tretjen e ushqimit.

Hamburgerët

Mobi Casa

Nëse i konsumoni shpesh, hamburgerët janë mundësi e mirë që të prekeni nga diabeti. Studimet e fundit kanë treguar se femrat, të cilat dy apo tri herë brenda një jave kanë konsumuar hamburgerë apo ushqim të shpejtë, janë më shumë të rrezikuara se do të preken nga diabeti në krahasim me femrat, të cilat nuk parapëlqejnë hamburgerët.

Ëmbëlsirat e gatshme

Edhe ëmbëlsirat e gatshme i takojnë listës së ushqimeve të dëmshme, sepse efekti i tyre në shëndet është i ngjashëm. Pos sasisë së lartë të kripës dhe sheqerit, përmbajnë edhe trans-yndyrat, të cilat shtohen në ushqim. Trans-yndyrat po ashtu zgjatin afatin e përdorimit dhe përmirësojnë teksturën e tyre të jashtme.

Kokoshkat

Kjo është njëra ndër ushqimet më të dëmshme. Pos misrit të modifikuar në mënyrë gjenetike, tash e disa vite rresht ekspertët e njohur paralajmërojnë se kokoshkat, të cilat përgatiten në mikrovalë përmbajnë kemikale, të cilat mund ta shkaktojnë kancerin dhe problemet me mushkëri. Po ashtu, gjalpi që vendoset në qese përmban kemikalin diacetil, përmirësues i njohur i shijes, i cili ndërlidhet me sëmundjet e mushkërive.

(Kosova Sot)