GRANDEMALL

Ushqimet me ngjyrë të kuqe, të dobishme për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një numër i madh ushqimesh me ngjyrë të kuqe janë studiuar dhe është provuar se janë të shëndetshme për trupin e njeriut.

Ka shumë fruta dhe perime të kuqe që ju mund t’i zgjidhni dhe secila prej tyre sjell diçka ndryshe në tryezë.

Shumë fruta dhe perime me ngjyrë të kuqe janë të paketuara me antioksidues të fuqishëm e të shëndetshëm dhe antocianinë, duke ndihmuar trupin t’i luftojë radikalet e lira, toksina të dëmshme që çojnë në degjeneracion makular, si dhe disa lloje kanceri si p.sh. kanceri i prostatës, transmeton “Zeri.info”.

Gjithashtu ushqimet e kuqe mund ta mbrojnë trupin nga atakët dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare pasi reduktojnë presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterinës së keqe.

Domatja

Domatja është njëra nga perimet e kuqe më të preferuara nga njerëzit, përcjell “Zëri”. Ajo ndihmon shëndetin e prostatës dhe indet e gjirit.

Domatet përmbajnë likopen, i cili është “pigmenti predominant” në perimet dhe frutat me ngjyrë të kuqe.

Hidromorava

Si një karoteonid likopeni shërben si një antioksidues potencial që lidhet me zvogëlimin e riskut të disa kancereve, si p.sh. kanceri i prostatës.

Qershia dhe boronica e kuqe

Qershia dhe boronicat e kuqe janë dy fruta të kuqe që gjithashtu mbajnë trupin të shëndetshëm. Qershitë janë të larta në fibra për shkak të lëkurës së tyre, si dhe shumë të pasura në vitaminë C dhe me kalium.

Dihet që vitamina C ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe rezistencës kundra sëmundjeve dhe infeksioneve, ndërsa kaliumi luan rol në ruajtjen e balancës së kripërave dhe në shëndetin e zemrës, transmeton “Zeri.info”.

Ndërkohë, boronicat e kuqe njihen si parandaluese të ulcerës gastrointestinale dhe të kancerit.

Është zbuluar se boronicat e kuqe shkaktojnë vdekje të qelizave kancerogjene në laboratorë studimorë, si dhe ndalojnë bakteret të ngjiten në muret e trakteve urinare. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.