UBT

Ushqimet me më së shumti vitamina

/ 2 minuta lexim

VITAMINA A

Kjo vitaminë konsiderohet që të jetë një antioksidues i hatashëm dhe është e shëndetshme për sytë tuaj. Mëlçia përmban më së shumti vitamina A, përcjellë më pas edhe nga karotat, rrepa e gjelbër dhe spinaqi. Edhe gjalpi dhe kremi kanë shumë vitamina A.

VITAMINA B

Vitamina B ndihmon metabolizmin e qelizave dhe i shndërron karbohidratet në energji. Të gjitha llojet e mishrave dhe produktet e qumështit përmbajnë vitamina B. Pasojnë më pas edhe bishtajat, fasulet dhe pemët e thata dhe arrat. Vegjetarianët duhet ta dinë se perimet nuk përmbajnë vitamina B12, le të marrin suplemente.

VITAMINA C

Kjo është vitamina më popullore që është antioksidues i madh dhe prodhon kolagjen, shëron plagët dhe proceset respiratore, midis shumë dobive tjera. Pemët dhe perimet kanë shumë vitamina C, sidomos kivi, rrushi i kuq pa fara dhe agrumet. Specat, brokoli, lakra dhe spinaqi po ashtu kanë shumë vitamina C.

VITAMINA D

Mobi Casa

Njihet edhe si “vitamina e diellit”. Sistemin skeletor e mban të shëndetshëm pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit. Në ushqim, e përmban peshku derisa vajrat e tyre kanë shumë vitamina D. Kjo vitaminë shtohet në shumë produkte, si në qumësht dhe drithëra.

VITAMINA E

Njihet si proteina që ndihmon me procesin e riprodhimit seksual. Është një antioksidues që forcon muskujt, kontribuon në përdorimin e mirë të vitaminave K dhe e mbron vitaminën A. Peshku i yndyrshëm, ushqimi i detit dhe vezët përmbajnë shumë vitamina E. Perimet me gjethe të gjelbër janë të pasura me këtë vitaminë. E hasim edhe në bajame, lajthi dhe fara të lulediellit.

VITAMINA K

Kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në parandalimin e droçkave të gjakut. Trupi e përvetëson vitaminën K në zorrë. Kjo vitaminë merr pjesë në sintezën e eshtrave dhe parandalon problemet me zemër. E hasim në perimet si spinaq, lakër jeshile, rrepë të gjelbër dhe lakër Brukseli. Peshku, mishi i gjedhit, vezët dhe drithërat po ashtu janë të pasura me vitamina K.

(Kosova Sot)