RCCOLA

Ushqimet me më së paku kalori

/ 2 minuta lexim

Pa marrë parasysh nëse dëshironi të humbni në peshë apo ta ruani peshën që e keni, shpesh është e vështirë për t’u bërë ballë disa ushqimeve të preferuara. Në vijim ju sjellim artikujt që praktikisht mund t’i hani në sasi të pakufizuara, sepse përmbajnë pak kalori.

SELINO

Në 100 g selino hasim vetëm 6 kalori. Pothuajse 95 për qind e selinos përbëhet nga uji, pothuajse nuk ka fare vlerë kalorike. Mirëpo, kjo sasi e selinos siguron një të tretën e sasisë së preferuar të dozës me vitamina K. Më së miri ta konsumoni të freskët, sepse më pas humb pak nga vlerat e saj ushqyese.

SALLATA E GJELBËR

Në 100 gramë sallatë të gjelbër hasim midis 10 dhe 20 kalori (varësisht nga lloji i sallatës). Kjo perime përmban shumë vitamina A dhe vitamina C, acid folik si dhe shumë hekur. Pa marrë parasysh sa shumë sallatë të gjelbër konsumoni, nuk ndikon aspak dëmshëm në linjat tuaja trupore.

TRANGUJT

Në 100 gramë tranguj hasim vetëm 16 kalori. Trangujt kryesisht përbëhen nga uji. Nëse keni mundësi që të blini tranguj të kultivuar në mënyrë organike, më së miti do të ishte t’i konsumoni me lëvore, kjo për faktin se në lëvoren e trangujve organik ka shumë betakarotinë.

Fundamenti

BROKOLI

Brokoli është bimë shumë e shijshme, por njëherësh është bimë shumë e varfër për nga kaloritë. Brokoli është ushqim i preferuar midis personave që dëshirojnë të humbin në peshë në mënyrë të shëndetshme. Është i pasur me vitaminat A, C, E dhe K, derisa përmban edhe shumë fibra.

BORONICAT

Boronicat konsiderohen si një nga burimet më të mira për antioksidues në botë. Ato ndikojnë si diuretik i hatashëm, e përmbajnë pak kalori. Boronicat përmbajnë aq shumë antioksidues, sepse janë të pasura me flavonoide. E mbrojnë trupin nga efektet e radikaleve të lira dhe parandalojnë sëmundjet neurodegjeneruese.

KUNGUJT

Në 100 gramë kungull hasim vetëm 25 kalori. Ky ushqim është i pasur me ujë, fibra dhe betakarotinë. Përmban edhe shumë vitamina si vitamina A, E dhe C, si dhe shumë antioksidues. Kungujt në mënyrë të hatashme e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Po ashtu, fibrat përmirësojnë tretjen.

(Kosova Sot)