UBT

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Për të luftuar celulitin duhet të bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato që na ndihmojnë më shumë për të qenë në formë.

Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën. Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji.

Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaj pasi ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Kufizoni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.

Ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse. Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin e brendshëm. Shmangni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo ndikon në formimin e celulitit.

Çfarë është celuliti dhe çfarë e shkakton atë

Termi “celulit” i referohet pamjes që merr lëkura tek disa njerëz kur duket si me gropa. Kjo gjë është më e zakontë tek femrat sepse ka të bëjë me mënyrën se si muskuli, dhjami dhe indet që i lidhin janë të shpërndara në lëkurë. Kokrrat e celulitit shkaktohen nga depozita dhjamore që shtyjnë dhe deformojnë indet lidhore poshtë lëkurës, duke ndryshuar pamjen e lëkurës. Pamja e gropëzuar e celulitit mund të konsiderohet si një mënyrë normale e pamjes së njeriut. Disa njerëz thjesht kanë një ndërtim të ndryshëm të trupit. Trashëgimia, trashësia e lëkurës, seksi, sasia e shpërndarjes së dhjamit të trupit dhe mosha mund të ndikojë nivelin në të cilin gjendet apo është i dukshëm celuliti. Megjithëse është më i zakontë tek femrat, celuliti mund të shfaqet edhe tek disa meshkuj. Celuliti shfaqet tek të gjitha racat e njerëzimit. Ndonëse hormonet tek femrat luajnë rol tek kjo lloj shpërndarje e dhjamit në trup, celuliti nuk mund të kurohet me anën e hormoneve. Celuliti nuk shkaktohet nga mbipesha, por është thjesht kodi gjenetik i personit dhe mund të shfaqet si te njerëzit e shëndoshë, edhe tek ata të dobët. Celuliti nuk sillet ndryshe nga llojet e tjera të dhjamit apo nuk është sëmundje dhe nuk ka rrezik për shëndetin.

Ushtrime kundër celulitit

Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio-trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe celulitin. Për fat të mirë kardio-trajnimi përfshin shumë aktivitete. Kështu, atyre që u pëlqen natyra, u sugjerojmë çiklizëm, rrollera ose vrapim, për ata që kanë orare strikte dhe të zgjatura në punë, aty është një palestër me trakë, ergometër dhe vrapime nordike, si dhe gjimnastikë dhe variacionet e shumta të saj. Për ata që duan të argëtohen duke ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë. Për çfarëdo do që të zgjidhni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktiviteteve të djersiteni, – sa më shumë, aq më mirë, – sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe shkrihet yndyra. Gjithashtu, mos harroni se vetëm pas 20 minutave të ushtrimit aktiv, trupi juaj fillon të shkrijë yndyrën, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë aleatët tuaj më të mirë.

40 ushqimet që iu bëjnë të mos keni kurrë celulit

1-Portokalli

2-Çaji jeshil

3-Limoni

4-Peshku merluc

5-Çaji i kuq

6-Peshku hake

7-Kopër

8-Luleshtrydhet

9-Fileto pule

10-Peshku Sgliola

11-Fileto gjel deti

12-Peshk sgoliola

13-Lëngu i portokallit

14-Peshku ton

15-Karçiofi

16-Karotat

FITORJA

17-Bukë me hime

18-Bishtajat

19-Arrat

20-Lule radhiqe

21-Bretkosa peshk

22-Kivit

23-Panxhari

24-Mango

25-Domatet

26-Bajamet

27-Spinaqi

28-Mollët

29-Boronica

30-Kastravecët

31-Orizi integral

32-Qumështi i skremuar

33-Ananasi

34-Djathërat e freskët

35-Brokoli

36-Dardha

37-Veza

38-Pjepri

39-Uji

40-Rrushi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.