Eko Higjiena

Ushqimet kryesore, që e largojnë dhembjen kronike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E definuar si dhembje nervore, apo e muskujve, dhembja kronike në shpinë, gjunjë, supe, legen, kokë dhe në pjesë tjera të trupit, përpos me ilaçe, mund të largohet edhe me disa ushqime.

QEPËT

Sipas revistës “Arthritis Today” qepët janë të pasura me komponentë, të cilët e luftojnë inflamacionin në nyja. Qepët janë të pasura sidomos me kuercetinë, një antioksidues, i cili lufton enzimat përgjegjëse për inflamacionin, ulë nivelin e kolesterolit, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe parandalon përhapjen e kancerit. Mund t’i përdorni në sallata, apo edhe si ushqim kryesor.

DREDHËZAT

Përpos që janë të shijshme dhe të lëngshme, dredhëzat ndihmojnë edhe në uljen e vlerës së proteinës C-reaktive (CRP) në gjak, proteinë e cila paraqitet me rastin e inflamacionit. Nivelet e larta të CRP-së shoqërohen me rritje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, infarktit të trurit dhe artritit reumatoid. Dredhëzat po ashtu janë të pasura edhe me vitaminë C, një antioksidues, i cili ka aftësi ta zbusë dhembjen.

Hidromorava

SPECAT DJEGËS

Specat djegës përmbajnë përbërësin aktiv që quhet kapsaicinë, e i cili stimulon prodhimin e endorfineve, opiateve natyrore të organizmit, me çka ndihmon në zbutjen e dhembjes. Kapsaicina po ashtu mund ta bllokojë transmetimin e sinjaleve të dhembjes në organizëm dhe ta inhibojë enzimën e cila shkakton lirimin e prostaglandineve dhe të substancave të tjera që shkaktojnë dhembje. Nëse vuani nga ndonjë formë e dhembjes kronike, konsumoni gjysmë luge të vogël biber të kuq, djegës, çdo ditë.

JOGURTI

Mund të mos besoni, por konsumimi i rregullt i jogurtit dhe i produkteve të tjera të qumështit mund të ndihmojë në largimin e dhembjes kronike. Jogurti përmban dy përbërës që ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave, si kalciumi dhe vitamina D. Vitamina D mund të ndihmojë në largimin e dhembjes, derisa kalciumi forcon eshtrat dhe muskujt. Përdorni jogurt me probiotikë, meqë këta mikroorganizma ndihmojnë në kontrollimin e inflamacionit dhe, me këtë, edhe të dhembjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.