RCCOLA

Ushqimet kalorike që nuk e sabotojnë dietën tuaj

/ 3 minuta lexim

Nëse provoni të hiqni ndonjë kilogram shtesë, me siguri nuk ndaloni së menduari për ushqimin e yndyrshëm dhe ëmbëlsirat. Nëse i konsumoni këto gjashtë ushqime, nuk do ta dëmtoni regjimin e dietës suaj.

PATATJA

Patatet e pjekura në vaj e dëmtojnë dietën tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i shmangni patatet. Patatet janë burim i mirë për vitamina C dhe B6, e në lëvoren e tyre gjenden edhe shumë fibra ushqyese. Në vend se me gjalpë, djathë, konsumoni të pjekur në furrë me pak vaj ulliri dhe qepë.

SHEQERI I PARAFINUAR

Shumica e nejçëve, sheqerin e ndërlidhin me shumë kalori dhe prodhimet si ëmbëlsirat dhe bonbonet, e harrojnë se ai gjendet pothuajse në krejt ushqimin, nga limoni i ‘thartë’ e deri te çokollatat e preferuara. Shumica harrojnë se trupi glukozën e shndërron në sheqer, që është burim i rëndësishëm për secilën qelizë në trup.

ÇOKOLLATA E NXEHTË

Kakao është përplot me nutriente të shëndetshme, si polifenolet, të cilat forcojnë sistemin imun dhe refuzojnë sëmundjet sezonale. Në ditët më të ftohta, lejojani vetes një gotë të ngrohtë me qumësht me një përqindje të ulët të yndyrës me dy lugë kakao dhe një lugë me mjaltë. Kur jeni në dietë nuk keni pse t’i hiqni qafe të gjitha ushqimet kalorike.

KKGJILAN

KOKOSHKAT

Një gotë e kokoshkave pa kripë të pjekura në mikrovalë përmban rreth 30 kalori, pra ofrojnë shumë kënaqësi me këtë rast. Kokoshkat janë në zë i “keq”, shkaku i sasisë së lartë të kripës dhe yndyrës. Nëse i përgatisni ju vetë, atëherë do të kënaqeni me shijen e tyre.

PICA

Nëse për një kohë të shkurtër i lejoni vetes një kënaqësi duke ngrënë picë, kjo nuk do të thotë se do ta sabotoni dietën tuaj, por do t’ju sjellë shumë kënaqësi. Për belin tuaj do të jetë më mirë të përcaktoheni për një picë italiane, me shumë pemë dhe perime, me pak djathë. Natyrisht, konsumoni vetëm një apo dy pjesë të picës, e jo të tërën.

PIJET ENERGJIKE

Shumica e njerëzve i shmangin pijet e energjike dhe i vendosni në të njëjtin vend me ato të prodhuara nëpër industri. E vërteta është se këto pije përmbajnë një sasi të sheqerit, por edhe elektrolite që trupi i njeriut i humb gjatë djersitjes dhe të cilat duhet kompensuar gjatë ushtrimeve. Shpërblehuni me këtë pije pas ushtrimeve të vështira në palestër. E keni merituar.