Uji Dea

Ushqimet ideale për pastrimin e zorrëve

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një dietë e shëndetshme dhe e llojllojshme, ku pemët, perimet, fibrat dhe uji janë të bollshme, është metoda më efektive për pastrimin e zorrëve.

Puna e mëlçisë është që t’i nxjerrë përbërësit ushqimorë nga ushqimet e tretura, në mënyrë që ato, më pas, të absorbohen nga organizmi. Zorra e hollë ka një gjatësi prej 5 – 7 metrash, derisa zorra e trashë një gjatësi prej 1 deri 1,5 metrash. Zorrët shpesh vuajnë nga sëmundjet, si opstipacioni, irritimi dhe inflamacioni. Për këtë shkak, ua propozojmë disa ushqime që ndihmojnë që të parandalojnë disa nga sëmundjet e zorrëve.

PASTRIMI I ZORRËVE ME USHQIM TË PËRDITSHËM

Nuk ka mundësi më të mirë të pastrimit të zorrëve, sesa ushqimet adekuate. Në fakt, ushqimet paraqesin mënyrën më të mirë të pastrimit afatgjatë dhe definitiv të zorrëve. Në mesin e këtyre ushqimeve mund të përmendim pemët, perimet, fibrat dhe ujin.

PEMËT DHE PERIMET

Në këtë kategori gjejmë sasinë më të madhe të vitaminave për mbajtjen e energjisë dhe forcimin e sistemit tonë imun, meqë posedojnë një sasi të madhe të fibrave dhe antioksiduesve. Kujdes mos u përcaktoni për pemët që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, sikur që janë mollët, agrumet, papaja, etj. Në perime gjenden minerale, të cilat ruajnë balancën në organizmin tonë dhe përmbajnë një sasi të madhe të fibrave. Përcaktohuni për perimet si, selinoja, alfalfa, si dhe perimet e tjera me fletë.

CEREALET, BISHTAJAT DHE PEMËT ME GËZHOJË

Këto ushqime përmbajnë fibra dhe na ndihmojnë në rritjen e nivelit të hekurit në gjak. E rrisin lëvizshmërinë e zorrëve, duke formuar një lloj mbrojtjeje në tërë sistemin e tretjes, me qëllim të parandalimit të sëmundjeve.

ALGAT

Fundamenti

Algat psyllium dhe spirulina janë efikase për absorbimin thuajse të të gjitha helmeve që mund të gjenden në zorrë. Duke konsumuar alga shpesh, por pa e tepruar, mund ta zgjidhim problemin e kapsllëkut, zorrëve irritabile, zorrëve dembele dhe ta pastrojmë gjakun që vjen nga zorrët.

THARTIRAT YNDYRORE OMEGA DHE VAJRAT EKSTRA TË VIRGJËRA

Këto thartira yndyrore i gjejmë te avokado, vaji i ullirit, apo vaji i lulediellit dhe ato janë të mrekullueshme për pastrimin e zorrëve. Këto zorrë po ashtu lubrifikojnë dhe ushqejnë zorrët.

UJI

Uji është aleati më i mirë për shëndetin e zorrëve dhe të tërë organizmit. Organizmi e përdor ujin për hidratim, për rregullimin e temperaturës trupore dhe për ta pastruar çdo organ, duke përfshirë edhe zorrës. Konsumimi i ujit i pastron zorrët nga helmet dhe mbetjet ushqimore.

USHQIMET PËR PASTRIM VJETOR TË ZORRËVE

Pastrimin vjetor të zorrëve mund ta bëni duke konsumuar për një javë të tërë të pemëve dhe perimeve të freskëta, si dhe ta shtoni çajin e gjelbër në menynë tuaj. Sikur që pamë, detoksikimi i organizmit nuk kërkon shumë kohë, e as ushqime të çuditshme.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.