Eko Higjiena

Ushqimet esenciale kundër inflamacioneve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pos se duhet përfshirë në ushqim artikujt me përbërës kundër inflamacioneve, po ashtu duhet shmangur edhe ushqime që shkaktojnë inflamacione, ato të pasura me sheqer dhe yndyrë.

BORONICAT

Boronicat janë bërë shumë popullore, sepse janë burim i rëndësishëm për fibra dhe antioksidues. Së bashku, ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Pasi përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, ndihmojnë proceset inflamatore në ekuilibër.
QEPA

Konsumimi i rregullt i qepëve është shprehi që redukton rrezikun nga inflamacionet dhe sëmundjet infektuese. Jo perime përmban substanca kundër inflamacioneve si alicinë dhe kuercetinë. Që të dyja ndihmojnë në mbrojtjen e indeve nga efekti negativ i radikaleve të lira. Po ashtu, forcojnë sistemin imun pasi kanë përbërës që luftojnë viruset dhe kërpudhat.

HUDHRA

Me shumë përbërës të ngjashëm sikurse edhe qepa, hudhra po ashtu është një perime që lufton inflamacionet dhe parandalon disa lloje të sëmundjeve. Përbërësi kryesor, alicina, vepron si lehtësues për dhimbjet dhe ka përbërës qetësues. Kjo është ideale për reduktimin e dhimbjes nëse vuani nga artriti.

Image
DOMATET

Uji Dea

Kjo perime e shijshme është burim për shumë nutriente esenciale që minimizojnë ënjtjet dhe dhimbjen. Plus, lehtë mund të inkorporohet në ushqim. Përmban substanca si likopen, një antioksidues që parandalon efektet negative të radikaleve të lira dhe parandalon inflamacionet, e po ashtu posedojnë edhe shumë vitamina dhe minerale.

VAJI I KOKOSIT

Vaji i kokosit ka zënë një vend të rëndësishëm si prodhim mjekësor por edhe në kozmetikë. Kjo për faktin se nutrientet e tij esenciale ofrojnë veti të shumta. Është prodhim që lehtë tretet dhe antioksiduesit që i përmban ndihmojnë në mbrojtjen e trupit. Rekomandohet sepse kontrollon inflamacionet në muskuj dhe në nyja.

ANANASI

Ky fryt i shijshëm tropikal ka veti të shumta për shëndetin. Përbërësi i tij kryesor kundër inflamacioneve është bromelaina, enzimë natyrale që përmban antioksidues. Për më shumë, ka veti pastruese dhe diuretike. Të gjitha këto ndihmojnë në heqjen e helmeve dhe lëngjeve nga trupi, duke parandaluar përkeqësimin e inflamacionit.

(Kosova Sot)