GRANDEMALL

Ushqimet e zakonshme që duhet t’i hani për kafjall që ta mposhtni artritin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

MANAFERRAT
Janë shumë fruta që janë shumë të shëndetshme ashtu si janë. Por, ato që ju takojnë “manaferrave të kuqe” – si dredhëzat, qershitë, boronicat e kuqe, rrushi dhe kumbullat – janë të mira në veçanti për ata që vuajnë nga artriti. Ato janë të pasura me antioksidues dhe me vitaminat C. Antocianina dhe karotenioidet dhe shumë përbërës të tjerë. I hasim në frutat e kuq, luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe parandalojnë përkeqësimin e inflamacioneve.

KAFEJA

Mos u brengosni, nëse vuani nga artriti nuk keni pse të hiqni dorë nga kafeja. Në fakt, është edhe më e domosdoshme. Nëse e pini në sasi të moderuar dhe sidomos herët gjatë ditës, mundet të ofrojë ndihmë të hatashme. Kafeja është e pasur me antioksidues. Falë tyre, ndihmon në mbrojtjen nga dëmtimi celular, lufton inflamacionet dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Për t’i shijuar vetitë e kafesë, ato të dobishmet natyrisht, kujtoni mos t’i shtoni sheqer të bardhë, krem apo qumësht.

DRITHËRAT

Rekomandohen shumë, mos harroni se i hasim në birrë. Në drithëra ka shumë minerale, vitamina dhe proteina. Por, nëse e teproni me bukën e bardhë dhe miellin e bardhë të rafinuar inflamacionet e nyjave vetëm sa do të shtohen. Prandaj, për kafjall duhet bërë zgjedhjen e duhur: Tërshërat: Ky është një opsion që kurrë nuk dëshiron. Kombinojeni me dredhëza, mollë e mjaltë për kafjall të shëndetshëm. Kuinoa: Ky lloj i drithit ka disa veti fantastike që luftojnë inflamacionet që ndërlidhen me artritin.

UBT

LËNGU I KAROTËS

Nëse keni hasur në telashe dhe nuk dini cilin lëng ta konsumoni për kafjall, atëherë mbani mend: ai i karotës është opsioni më i mirë. Është i pasur në mënyrë natyrale me antioksidues, karotenoide dhe vitamina C, D dhe K dhe plot minerale që kujdesen për nyjat tuaja dhe e forcojnë prodhimin e kolagjenit. Karotat janë të mahnitshme.

FËSTËKËT

Nëse për çdo ditë e konsumoni një grusht me fëstëkë, atëherë kjo bën çudinë me eshtrat dhe nyjat tuaja. Fëstëkët janë burim natyral për proteina që përfundimisht duhet konsumuar nëse vuani nga artriti. Ata janë të pasur me kalcium, magnez, zink, vitamina E, fibra dhe acidin alfalipoik. Të gjithë këta ndihmojnë në forcimin e sistemit imun.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.