Ushqimet e yndyrshme të shëndetshme për shëndetin tuaj

Jo gjithmonë ushqimet e yndyrshme dinë të jenë të dëmshme për shëndetin. Në vijim ju paraqesim ushqimet e tilla, të yndyrshme, por shumë të shëndetshme.
PESHKU
Peshku i yndyrshëm në mënyrë natyrale si salmoni, harenga, trofta dhe sardelet janë burim të mira të aminoacideve omega 3. Këto janë yndyra të mira, që e mbajnë të shëndetshme zemrën. Edhe trurin ua mbajnë të mprehtë, sidomos kur jeni në moshë të shtuar. “American Heart Association” sugjeron dy porcione me peshk të yndyrshëm në javë.
AVOKADO
Konsumojeni në sandviç, apo në pjatë. Avokado e shijshme i bën mirë zemrës dhe ndihmon te simptomat e osteoartritit, falë yndyrave të shëndetshme. Kur ta konsumoni avokadon me ushqimet e tjera, i ndihmon trupit që më mirë t’i absorbojë nutrientet.
FARAT
Farat e vogla të kungullit, lulediellit dhe farat e susamit janë përplot me nutriente. Janë të pasura me yndyra të shëndetshme që ulin kolesterolin. Në përgjithësi, yndyrat që vijnë prej bimëve janë më të shëndetshme sesa ato që vijnë nga kafshët.
ARRAT
Nga lajthitë e deri te arrat amerikane, të gjitha llojet e pemëve me lëvozhgë të fortë janë të shëndetshme për zemrën. Por, mos e teproni. Vetëm se yndyrat janë të shëndetshme, kjo nuk do të thotë se duhet të hani pa kontroll.
VAJI I ULLIRIT
Sa herë që zieni apo përgatisni ndonjë sallatë, provoni me vajin e ullirit. Është i pasur me yndyra të shëndetshme. Mbani mend, gjithmonë jini të mençur sa yndyra konsumoni, edhe kur janë të shëndetshme.
VEZËT
Vezët janë burim i mirë për proteina, derisa një vezë e madhësisë mesatare posedon më pak se 5 gramë yndyra, shumica prej tyre janë yndyra të shëndetshme. Disa vezë po ashtu janë të pasura me aminoacide omega 3. Për të qenë të shëndetshëm, kufizojeni veten me vetëm një vezë në ditë.
(Kosova Sot)