Ushqimet e vjeshtës që do na mbajnë në formë

Ushqimet e vjeshtës janë të shijshme dhe plot të mira për shëndetin. Ja cilat janë frutat dhe perimet që na bëjnë të jemi gjithmonë në formë.
Kungulli
Kungujt përmbajnë antioksidues të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse për sëmundjet kardio-vaskulare. Nga ana tjetër ngjyrë portokalli e tyre është shenjë që ato përmbajnë beta-karotin, një aleat që lufton plakjen dhe kancerin.
Kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me vitaminë D, e mirë kjo për sistemin imunitar.
Lakra e Brukselit
Mjafton të dini t’i gatuani si duhet për t’i shijuar sa më shumë. Ato janë të pasura me vitamine A, B dhe C si edhe me fibra.
Rrepa e bardhë
E ngjashme me karotën, por me ngjyrë të bardhë dhe shije ndryshe, kjo lloj rrepë shpesh neglizhohet nga njerëzit. Në fakt ajo është e pasur me një antioksidues të quajtur apigeninë, që lufton shfaqjen e kancerit si dhe mban larg sëmundjet kronike. Rrepa e bardhë është gjithashtu e pasur me fibra, vitamina (B1, B6, B9 dhe C) si dhe me minerale (kalium, zink, magnez, hekur, fosfor dhe bakër). Mund ta përdorni në supe ose ta konsumoni në sallatë.
Agrumet
Të pasura me vitamine C, portokajtë, mandarinat apo grejpfruti luftojnë stresin duke qenë se nxitin prodhimin e noradrenalinës dhe dopamines, hormonë këto të lumturisë./express/