Fundamenti

Ushqimet e shëndetshme, që duhet t’i hani përditë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Posedojnë vlera ushqyese, janë të shijshme, shumica prej tyre janë përbërës esencialë në kuzhinë, dhe mbi gjithçka, janë të shëndetshme. Nëse i konsumoni në baza ditore, trupi do t’ju falënderojë.

DRITHËRAT

Në vend se të përzgjidhni llojet e miellit dhe ushqimeve të tjera të rafinuara, shpaguhet në konsumimin e drithërave. Llojet e drithërave karakterizohen nga përmbajtja e fibrave, nutrient që përmirëson dhe rregullon nivelin e kolesterolit. Përmban edhe acid folik dhe antioksidues, që ndërlidhen me parandalimin e kancerit në zorrë.

VAJI I ULLIRIT

Përbërës esencial në ushqimin mesdhetar, vaji i ullirit është yndyrë e shëndetshme. Falë acidit oleik, ka mundësinë për të përmirësuar nivelin e kolesterolit. Antioksiduesit në vajin e ullirit parandalojnë oksidimin e lipideve brenda arterieve, që ul rrezikun për t’u forcuar dhe zhvilluar bllokimet.

ÇAJI I GJELBËR

Kjo pije popullore, që njihet për cilësitë e tij dobë- suese, tani njihet si një nga opsionet më të mira për parandalimin e sëmundjeve. Çaji i gjelbër stimulon detokismin e mëlçisë dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga zhvillimi i çrregullimeve serioze, si kancerin. Redukton nivelin e kolesterolit dhe përmirë- son pastrimin e gjakut.

Mobi Casa

HUDHRA DHE QEPA

Këto dy ushqime të shëndetshme shkojnë dorë me dorë, sepse kanë cilësi mjekësore dhe janë shumë efektive për trupin e njeriut. Aseti kryesor është sulfuri, që redukton shtypjen e gjakut, nivelin e lartë të kolesterolit dhe çrregullimet metabolike. Kanë përbërës të fortë kundër kancerit, që mbrojnë mushkëritë, lëkurën dhe kancerin e zorrëve.

AVOKADO

Nuk është befasi që avokadot janë një ndër ushqimet më të shëndetshme, që përdoret në mjekësi dhe industri të kozmetikës. Ky fryt i gjelbër është burim i pasur me aminoacide esenciale dhe promovojnë kolesterolin e mirë dhe largojnë trigliceridet. Avokado po ashtu përmban vitamina C dhe E, antioksidues që ngadalësojnë dëmtimin e qelizave dhe parandalojnë plakjen.

PESHKU I KALTËR

Shumica e peshqve kanë cilësi të rëndësishme, por lloji më i dalluar i peshkut është peshku i kaltër apo peshku i ujërave të ftohta. Përmbajtja e lartë me aminoacidet omega 3 e ka shndërruar në njërin nga ushqimet më të shëndetshme për shëndetin kardiovaskular. I njëjti përbërës u jep aftësi kundër inflamacioneve, është efektiv në kontrollimin e çrregullimeve si artriti reumatoid dhe osteoartriti.

(Kosova Sot)