Eko Higjiena

Ushqimet e shëndetshme me afatin më të gjatë të qëndrueshmërisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Është e vërtetë se shumica e ushqimeve që i blejmë përmbajnë konservans, por se ka edhe ushqime me afat të gjatë të përdorimit. Ja disa prej tyre.

BADEMI

Bademi është përplot me aminoacide mono të ngopura dhe janë burim i mirë për vitamina E dhe fibra. Nëse i mban në frigorifer, afati i përdorimit është deri një vit.

ORIZI I VRUGËT

Ky lloj i orizit është përplot me fibra, vitamina E dhe antioksidues. Në temperaturë të dhomës mundet të qëndrojë deri një vit. Pasi ta keni hapur paketimin, afati i përdorimit është gjashtë muaj.

FARAT ÇIA

Fundamenti

Janë përplot me fibra dhe kalcium, e ekspertët thonë se e ulin dhe shtypjen e lartë të gjakut. Nëse i mbani në frigorifer, rrini të qetë për një vit.

HURMAT

Hurmat janë një pemë natyrale e hidratuar, përplot me fibra dhe është mënyrë ideale ta ëmbëltoni shujtën. Të mbyllura mirë në temperaturë të dhomës mund të qëndrojnë gjashtë muaj, e në frigorifer deri një vit.

VAJI I ULLIRIT

Është burim i hatashëm për yndyrat mono të ngopura. Shishja e pahapur në temperaturën e dhomës mund të qëndrojë deri një vit, e kur ta hapni afati përgjysmohet, pra në gjashtë muaj.

(Kosova Sot)