ARKATANA

Ushqimet e rekomanduara për lloje të ndryshme të grupit të gjakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eshtë thënë se ushqimi duhet të bazohet në atë se cili është grupi juaj i gjakut, për të parandaluar gjendje dhe sëmundje të ndryshme dhe të mos ketë efekt negativ në mirëqenie. Duke shmangur ushqimet që nuk janë të mira për grupin tuaj të gjakut, po ashtu promovoni edhe humbjen në peshë.

GRUPI O I GJAKUT

Individët me këtë grup të gjakut duhet ta përfshijnë mishin e kuq dhe peshkun në menynë e tyre, pasi ju nevojiten proteina nga ushqimet e përmendura më lart. Përpos se janë të pasura me proteina, bishtajat dhe fasulet duhet të shmangen. Pemët dhe perimet, ndaras nga ato që i kemi përmendur sipër, mund t’i konsumoni. Për ta reduktuar peshën, shmangi fasulet, lentet, grurin, misrin dhe lakrën e bokolin.

GRUPI A I GJAKUT

Nëse keni këtë grup të veçantë të gjakut, në ushqimin tuaj duhet të përfshini shumë perime. Edhe pemët janë të mirëseardhura. E veçanta e këtij grupit të gjakut është se nuk ka ndonjë ushqim të veçantë që duhet ta shmangni, natyrisht duhet pasur parasysh ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi. Po deshët të jeni më të hollë, shmangni miellin, bishtajat dhe mishin.

Eco Higjiena

GRUPI B I GJAKUT

Konsiderojeni veten me fat nëse keni këtë grup të gjakut. Kjo për faktin se ky lloj i grupit të gjakut mund të tolerojë një asortiment të ushqimeve – mish, prodhime të qumështit, vezë, bishtaja, fruta dhe perime. Megjithatë, duhet shmangur mishin e pulës. Nëse dëshironi të hiqni ndonjë kilogram shtesë nga trupi, atëherë hani kikirikë, misër, lente dhe fara.

GRUPI AB I GJAKUT

Mund të kënaqeni duke konsumuar ushqime të përziera nëse keni këtë grup të gjakut, megjithëse gjithmonë duhet ta keni në mendje se duhet pasur kujdes me sasinë. Nëse dëshironi të hiqni ndonjë kilogram shtesë nga trupi, duhet të hani më shumë ananas, lakër jeshile, ushqim deti. Përfshirja e produkteve të qumështi po ashtu është e mirë. Por, mos hani mishin e kuq, bishtajat, misrin dhe fara, nëse dëshironi të humbni në peshë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.