Fundamenti

Ushqimet e pasura me vitaminë C

/ 5 minuta lexim

Vitamina C është e nevojshme për shumë procese në organizëm, rigjenerimin e indeve të dëmtuara, rigjenerimin e plagëve, lidhjen e kalciumit në kocka, ndërtimin e mureve të kapilarëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të tyre. Vitamina C ndihmon në thithjen e hekurit me ushqime, sot përmendet dhe roli i saj në mbrojtjen nga infeksionet.

Vitamina C gjendet në frutat dhe zarzavatet, veçanërisht në frutat e freskëta si: portokalle, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë. Po ashtu tek domatet dhe specat, dhe tek perimet me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli

Nuk duhet të mungojë kurrë konsumimi i saj, vitamina C është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe indeve, po kështu një aleat i domosdoshëm në parandalimin e shumë sëmundjeve inflamatore. Vitamina C është e nevojshme për shumë procese në organizëm, rigjenerimin e indeve të dëmtuara, rigjenerimin e plagëve, lidhjen e kalciumit në kocka, ndërtimin e mureve të kapilarëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të tyre. Vitamina C ndihmon në thithjen e hekurit me ushqime, sot përmendet dhe roli i saj në mbrojtjen nga infeksionet. Burimi më i mirë i vitaminës C për të sapolindurin është qumështi i nënës. Ai është i pasur me vitaminë C, tre herë më shumë se qumështet e tjera. Jo vetëm për më të vegjlit, por për të gjithë konsumimi i produkteve që përmbajnë vitaminë C rekomandohet më së shumti nga mjekët. Për këtë “Mapo”, liston 10 produkte ushqimore me përmbajtje të lartë të vitaminës C.

Kaça –trëndafili i egër

Kaça ose trëndafili i egër njihet për vetitë e tij të shumta në mirëqenien e shëndetit tonë. Trëndafili i egër është burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C, e domosdoshme për aneminë dhe prej shekujsh konsiderohet shumë e çmuar për vetitë antioksidante dhe shumë e mirë për jetëgjatësinë.

Kivi

Një frut jashtëzakonisht i dashur për fëmijë e të rritur, kivi përmban sasi të shumta të vitaminës C, në krahasim me të gjitha llojet e agrumeve të tjera. Antioksidant dhe armik i radikaleve të lira të cilat shkaktojnë plakjen, kivi arrin të forcojë edhe sistemin imunitar.

Brokoli –lulelakër

Brokoli dhe lulelakra janë “minierë” me vitaminë C. Në këto dy perime, jashtëzakonisht të mira për vetitë e tyre ushqyese, mund të konsumohen edhe sepse përmbajnë vitaminën C dhe ndihmojnë dhe mbrojnë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, iktusit dhe kataraktës.

Trumzë dhe majdanoz

Dy erëza të njohura për aromën e tyre të veçantë dhe shoqërimin në disa lloje gatimesh. Nga ana tjetër duhet të dini se këto dy erëza përmbajnë vitaminën C, madje në sasi të madhe. Për këtë arsye këshillohet veçanërisht te personat anemikë, pasi konsiderohet një prej kurave natyrale për trajtimin e një sërë shqetësimeve shëndetësore.

Luleshtrydhe

Mobi Casa

Kush mund t’iu thotë jo luleshtrydheve, ndonëse nuk është tani sezoni i tyre, gjithsesi mos lini pa konsumuar këtë frutë. Vitamina C e pranishme në luleshtrydhe ndihmon në absorbimin e hekurit (e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut) dhe prodhimin e kolagjenit që parandalon rrudhat dhe forcon kapilarët duke reduktuar mbajtjen e ujit dhe luftën kundër celulitit.

Spec i kuq

Konsumohet në sasi të mëdha veçanërisht nga të rriturit, mirëpo duhet të dini se speci i kuq, ndonëse djegës përmban vitaminë C në nivel të lartë, si dhe është tejet i mirë për parandalimin e infeksioneve të aparatit të frymëmarrjes. Nga ana tjetër redukton nivelin e kolesterolit në gjak si dhe vonon arterosklerozën te subjektet me rrezik të lartë. Përveçse shërben edhe si një erzë perfekte, gjithashtu rrit aftësinë e reagimit të metabolizmit tonë.

Lakër Brukseli

Lakra e Brukselit është e pasur me vitaminë A dhe C, folate, potas, dhe fitokimikale që luftojnë kancerin. Ky perim është i pasur me fibër si dhe një burim i mirë i aminoacideve – një të katërtën e kalorive të tyre e përbëjnë proteinat. Gjithashtu përmban edhe një fitonutritient të quajtur di-indolylmethane, i cili ndihmon femrat të absorbojnë nivele të balancuara të estrogjenit hormonal. Kjo lakër gjithashtu mendohet se ul nivelet e kolesterolit dhe ka veçori anti-inflamatore.

Rukola

E athët, por e këndshme në pamje dhe shije. Rukola është një ilaç natyral autentik për nga fuqia për shëndetin tonë. Kjo ndihmon në fakt – në saje të furnizimit të saj me minerale dhe vitaminë C – për të mbrojtur nga sëmundjet sezonale, po kështu duke përforcuar sistemin imunitar.

Papaja

Ekzotike dhe tropikale, papaja është sigurisht një frutë që përmban më së shumti vitaminë C, (katër herë më shumë se sa portokallet, sipas nutriocionistëve), shumë e dashur për përmbajtjen e kësaj vitamine. Gjithashtu ky frytë njihet për vlerat e shumta shëndetësore në luftën kundër qelizave kancerogjene.

Portokalle e limon

Agrumet njihen për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, veçanërisht protokalle, limonë dhe mandarinë, janë këta fruta që përmbajnë antioksidantë, si dhe vitaminën C e përmbajnë në nivele të larta. Ndihmojnë në përthithjen e hekurit, frenojnë plakjen e lëkurës, mbrojnë sistemin imunitar. Limoni gjithashtu mbahet si frutë anti-kancer, falë përmbajtjes së lartë të një substance me funksion të lartë anti-kancer.