UBT

Ushqimet e pasura me selen përmirësojnë gjendjen e pacientëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ushqimet e pasura me selen përmirësojnë gjendjen e pacientëve me Alzheimer, sipas të dhënave të paraqitura së fundmi nga studiuesit kinezë.

Studimi i ri tregon se përbërësit e pasur me selen mund të parandalojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ.

Një ekip i përbashkët kërkimor me studiues nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë së Shkencave të Guangdong dhe institucione të tjera sugjeron mekanizmin e mundshëm ndërhyrës të përbërësve të pasur me selen për të përmirësuar pacientët me Alzheimer

Elementë të tillë janë të pranishëm në shumë bimë dhe mikroorganizma, si perimet, majaja dhe kërpudhat.

Fundamenti

Studimi tregoi gjithashtu se hidroliza enzimatike dhe përpunimi fizik (si nxehtësia, presioni i lartë dhe trajtimi me mikrovalë) janë teknikat kryesore për modifikimin e vetive të selenit dietik.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Critical Reviews in Food Science and Nutrition.

Alzheimer është një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga humbja e kujtesës dhe një rënie në aftësinë e të mësuarit dhe mund të pengojë aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e përditshme dhe dëmtonë cilësinë e jetës së tyre.

Ka një interes në rritje për vetitë e dobishme të një diete, veçanërisht një dietë e pasur me selen, për pacientët me Alzheimer.