Eko Higjiena

Ushqimet e obligueshme dimërore për forcimin e imunitetit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Dimri është stinë me plot ftohje dhe grip, kështu që gjatë kësaj periudhe kohore më shumë duhet pasur kujdes rreth ushqimit që e konsumojmë.Është me rëndësi që për çdo ditë të konsumoni ushqime për forcim të imunitetit që janë përplot me vitamina.

KAÇJA

Me kombinimin e shijes së ëmbël dhe të thartë, kaçja është pemë e veçantë që përmban shumë vitamina C. Farat e saj mund t’i shtoni në jogurt, sallatë apo ta konsumoni të vetme. Përmban vitamina B dhe acid folik. Antioksiduesit që i përmban, ndihmojnë në parandalimin e ftohjes dhe gripit, parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

KIVI

Kivi shpeshherë quhet “superpemë”, sepse përmban pak kalori, e ka veti të shumta shëruese. Kivi është burim për vitamina A, C, B dhe K, e përmban minerale si kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe bakër. E forcon imunitetin e po ashtu përmirëson punën e tretjes dhe zemrës.

LAKRA E BRUKSELIT

Mobi Casa

Ky lloj i lakrës është i pasur me të gjitha vitaminat dhe mineralet. Disa prej tyre janë vitamina C, vitamina A, vitaminat e grupit B, magnez dhe kalcium. Ka efekt kundër inflamacioneve që e shton edhe energjinë në trup. Lakra e Brukselit është e hatashme për forcimin e imunitetit dhe parandalon gripin dhe ftohjen

AGRUMET

Dimri pa agrume nuk është dimër i vërtetë. Portokajtë, limoni, mandarinat dhe grejpfruti janë burim i materieve ushqyese, sidomos për vitamina C, që më së shuti na nevojitet kur jemi të ftohur apo kemi grip. Antioksiduesit në agrume e forcojnë sistemin imun, shkurtojnë jetëgjatësinë e ftohjeve dhe gripit.

LAKRA

Lakra është përplot me vitamina C, që është i shkëlqyeshëm për forcimin e sistemit imun dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve. Ndihmon në shërimin e ftohjes, gripit dhe kollës derisa ndikon si antiseptik në organet e frymëmarrjes. Gjatë muajve të dimrit do të duhej që 2-3 herë në javë të konsumoni lakër turshi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.