Fundamenti

Ushqimet e mira për trurin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk ka dyshim që ndërsa ne plakemi, trupi plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ju mund të keni shanse të mbani një tru të shëndetshëm duke shtuar ushqime dhe pije të “zgjuara” në dietën tuaj.

Kafeina ju bën më të vëmendshëm

Ajo ju jep atë shtytjen e zgjimit edhe pse efektet zgjasin pak. Ndonjëherë, sa më shumë të marrësh aq më pak ke marrë. Nëse e teproni me kafeinën do t’ju bëjë nervoz dhe jo të qetë.

Sheqeri zhvillon vigjilencën

Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, të cilën trupi e përpunon dhe që gjendet tek sheqernat dhe karbohidratet që konsumojmë. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktivitetit mendor.

Hani mëngjes për të furnizuar trurin

Studimet kanë zbuluar se të ngrënit e mëngjesit përmirëson memorien afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes japin rezultate më të mira në shkollë se ata që nuk hanë.

Mobi Casa

Peshku, vërtet që është ushqimi i trurit

Një burim proteinash, që lidhet me një fuqizim të shkëlqyer të trurit, është peshku; i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë çelësi i shëndetit të trurit. Këto yndyra të shëndetshme kanë fuqi të jashtëzakonshme për trurin. Dieta e pasur me këto acide ndikon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga demenca (çmenduria) dhe ataku nervor, si dhe tek një rënie mendore më e ngadaltë.

Shtoni në dietën tuaj një dozë frutash të thata dhe çokollate

Farat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E antioksidante, e cila bën që rënia e aktivitetit mendor të jetë më e ngadaltë ndërsa ne plakemi. Çokollata e zezë përmban veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe stimulantë natyral, si kafeina të cilët e përforcojnë fokusimin.

Përdorni avokado dhe drithëra të plota

Çdo organ i trupit, që të jetë i shëndetshëm, varet nga qarkullimi i gjaku-t, sidomos zemra dhe truri. Një dietë e pasur me fruta si avokadot dhe drithëra të plota e largon rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe kolesterolin shumë të ulët. Këto ushqime e ulin rrezikun për formimin e pllakave të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij, duke ofruar kështu një mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme për të “ndezur” qelizat e trurit.