Ushqimet diuretike, që duhet t’i përfshini në ushqimin tuaj

Së pari, domatet janë ushqim diuretik, që duhet të jenë në planet ushqimore të secilit. Janë burim natyral i nutrienteve esenciale, që ndihmojnë në hedhjen e lëngjeve tepricë nga trupi. Më shumë se 90 për qind nga përmbajtja e tyre është ujë. Përmbajnë sasi të madhe me minerale esenciale.
DOMATET
Së pari, domatet janë ushqim diuretik, që duhet të jenë në planet ushqimore të secilit. Janë burim natyral i nutrienteve esenciale, që ndihmojnë në hedhjen e lëngjeve tepricë nga trupi. Më shumë se 90 për qind nga përmbajtja e tyre është ujë. Përmbajnë sasi të madhe me minerale esenciale.
TRANGUJT
Trangujt janë një nga ushqimet diuretike më të rekomanduara kundër mbajtjes së lëngjeve në trup, luftojnë çrregullimet inflamatore, artritin. Antioksiduesit e tyre bashkë me sasinë e tyre të ujit ndihmojnë në funksionimin e sistemit limfatik. Kjo ndihmon në heqjen qafe të lëngjeve ekstra dhe helmeve nga trupi.
PANXHARI
Panxhari përmban sasi të madhe me minerale, ujë dhe antioksidues, që ndihmojnë në përkrahjen e shëndetit të veshkave dhe mëlçisë. Qoftë nëse i konsumoni në formë të lëngut apo të papërpunuara, janë ushqim i kompletuar. Ndihmojnë në largimin e lëngjeve tepricë nga trupi dhe materialeve të tjera të dëmshme.
SHALQIRI
Shalqiri është ushqim diuretik natyral me nutriente esenciale, që funksionojnë për parandalimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve. Përmban më shumë ujë se pothuajse secili ushqim tjetër. Është i pasur edhe me kalium dhe magnez. Përkrah vitaminave dhe minerale, shalqiri lufton inflamacionet dhe stimulon hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë nga trupi.
PJEPRI
Ky fryt i shijshëm përmban më shumë se 90 për qind ujë, duke i dhënë veti pastruese dhe veti prej një diuretiku. Është parë si zgjedhje e duhur për të gjithë ata që kanë nevojë për rifreskim. Përmban fibra, vitamina dhe përbërës të tjerë, që promovojnë shëndetin e mirë. Konsumimi i rregullt kontribuon në reduktimin e lëngjeve tepricë nga inflamacionet.
QEPËT
Qepët janë të pasura me vitamina dhe oligo-elemente, që ndihmojnë në lehtësimin prej inflamacioneve, derisa rritin edhe prodhimin e urinës. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të kaliumit, kalciumit dhe magnezit, mjaftueshëm për të ekuilibruar kripërat në trup. Përmbajnë më shumë se 91 për qind ujë, duke i bërë ushqim detoksues dhe diuretik.