ARKATANA

Ushqimet dhe pijet për një fillim të shëndetshëm të ditës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nëse bazohemi në thënien se ‘dita e mirë shihet në mëngjes’, atëherë ju sugjeromë që ditën ta filloni me ushqimet dhe pijet më të shëndetshme për organizmin tuaj. Ja lista e asaj se çfarë do të duhej të gjendej në menynë tuaj për shujtën e parë të ditës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu i domates

Kjo perime është e pasur me likopenin antioksidues, për të cilin edhe shkencëtarët e kanë vërtetuar se zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Më i miri do të ishte lëngu i shtrydhur në shtëpi, por edhe ai që e blini sjell një ‘dozë’ shëndeti. Marrë parasysh se përmban pak sheqer në krahasim me lëngjet e tjera, po ashtu përmban edhe më pak kalori, 28 kalori në një gotë mesatare.

Vezët

Pos përmbajtjes së lartë të proteinave, që kanë domethënie vitale për funksionimin e trurit (sidomos kujtesës), vezët përmbajnë edhe tirozinë, aminoacid ky që mundëson prodhimin e hormoneve që përmirësojnë funksionet mendore si dhe mbajnë energjinë.

Buka integrale

United Hospital

Nëse buka e bardhë ndikon në fryrjen e stomakut tuaj si dhe në ndjenjën e mbipeshës në lukth, provoni bukën integrale. Ajo bëhet nga tharmi i bukës që përmban kultura probiotike, prandaj edhe tretet më lehtë. Pos kësaj, buka integrale përmban edhe indeks të ulët glikemik, që do ta ruajë ndjenjën e të qenit të ngopur deri në drekë.

Jogurti probiotik

Ky lloj i jogurtit është shumë i pasur me proteina, kalcium dhe vitamina B2 (si dhe me probiotikët të cilët ruajnë funksionin optimal të sistemit për tretje). Konsumimi i jogurtit të zakonshëm në orët e hershme të mëngjesit ka një përparësi të madhe në krahasim me llojet e tjera të jogurtit, pasi që ai nuk përmban sheqer.

Frutat e malit

Këto pemë, jo vetëm përmbajnë shumë pak sheqer, por aty mund të haset edhe sasia më e madhe e antioksiduesve, nëse matim me llojet tjera të pemëve. Marrë parasysh se mjedrat, dredhëzat, boronicat, manaferrat dhe llojet e tjera të këtyre frutave posedojnë shumë pak kalori, janë zgjedhje e duhur për zamër.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.