Eko Higjiena

Ushqime të mahnitshme për problemet tuaja shëndetësore

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Kur nuk doni që ta ekzagjeroni me kafenë dhe nuk dini se si të fitoni mbi gjendjen e përgjumjes, e cila nuk ju lë që të përqendroheni, hani një mollë.

Nëse keni shumë gjumë, hani një mollë

Kur nuk doni që ta ekzagjeroni me kafenë dhe nuk dini se si të fitoni mbi gjendjen e përgjumjes, e cila nuk ju lë që të përqendroheni, hani një mollë. Do ta kuptoni menjëherë përmirësimin. Ky efekt analog me kafeinën varet nga dy arsye: sforcimi që përfshin përtypjen aktivizon trurin sikur të keni një çamçakëz në gojë; së dyti, fosfori dhe fruktoza që gjenden në përbërje të mollës, ushtrojnë një veprim stimulues dhe forcues në sistemin nervor.

Kundër stresit hani speca djegës

Speci djegës është një “ilaç” i mrekullueshëm në momentet e ankthit dhe të stresit. Kur e ndieni se po “shpërtheni”, hani një të tillë, sigurisht nëse nuk keni probleme me stomakun. Për të luftuar djegien, truri liron menjëherë endorfinë, që bën pjesë te hormonet e mirëqenies.

Nëse nuk flini mirë, një grusht bajame

Këto fruta të thata janë të pasura me magnez dhe mungesa e këtij të fundit në organizëm, bëhet shkak për një pagjumësi të zgjatur. Nëse bajamet hahen çdo ditë, sidomos para gjumit, duket se kanë një efekt tejet relaksues për muskujt dhe nervat, ndërsa reduktojnë edhe kortizolin, i cili shkakton stresin. Në të njëjtën kohë, ato kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit të tipit II, por edhe të obezitetit, sepse, ashtu siç e demonstrojnë edhe disa studime, ky ushqim është si një lloj meze e lehtë ushqyese.

Nëse vuani nga “mbajtja” e ujit, qepë

Në listën e gjatë të përfitimeve të këtij ushqimi, futet edhe aftësia e saj për të favorizuar eliminimin e lëngjeve të tepërta në trup. Mund t’ju ndihmojë që të çliroheni në periudhën në të cilën keni probleme me “mbajtjen” e ujit ose me tensionin e gjakut.

Nëse doni të bëheni baba, arra

Me sa duket këto fruta të thata nuk kënaqin vetëm qiellzën dhe stomakun, por përmirësojnë edhe spermën e meshkujve në drejtim të vitalitetit, lëvizshmërisë dhe të formës se spermatozoideve. Por cila është sasia e duhur do të pyesnit ju? Rreth 75 gramë në ditë, që janë të vlefshme me dhjetë kokrra. Megjithatë, është mirë që mos t’i konsumoni përnjëherësh, por një kohë të ndryshme të ditës dhe nëse jeni mbi peshë, reduktoni kaloritë në ushqime të tjera.

Uji Dea

Për të mbajtur trurin në formë, vezët

Dietistët tashmë po fillojnë të vënë rregull dhe të mos shohin më vetëm “bardh e zi”: vezët nuk janë edhe aq fajtore për kolesterolin e lartë siç thuhej. Ata kanë zbuluar edhe avantazhet e tyre. Vezët janë të pasura me vitaminë B7 ose kolinë, e cila është thelbësore për funksionimin e duhur të qelizave të trurit.

Ju duhet të memorizoni një tekst dhe ta recitoni? Karotat

Një karotë e vetme furnizon 157% të sasisë së përditshme të rekomanduar të vitaminës A! Pikërisht për këtë arsye prej kohësh ajo është lidhur me shëndetin dhe sidomos me mirëqenien e shikimit. Por karotat kanë edhe një përfitim tjetër kurioz: betakaroteni që ato përmbajnë, ndihmon në përmirësimin e kujtesës verbale dhe në shfaqjen më të shpejtë të datave të memorizuara. Me fjalë të tjera, nëse duhet të flisni në publik … në kuzhinë nuk duhet t’ju mungojnë në asnjë mënyrë karotat.

Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve, arra Indie

Disa prej substancave të arrave të Indisë kanë një efekt antibakterial që ndihmojnë në luftimin e baktereve përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve. Ngrënia e një pjese të vogël në ditë e këtyre arrave, është e dobishme për të plotësuar rutinën e përditshme të higjienës tuaj orale.

Nëse do të lini duhanin, më shumë spinaq dhe më pak mish

Nëse po përpiqeni të lini duhanin dhe të keni më shumë kujdes për veten, siguroheni që trupin ta keni “alkalin” dhe siç e dini kjo varet nga ushqyerja. Përveç një ekuilibri të brendshëm, kjo do t’ju ndihmojë që të qetësoheni për sa i përket pjesës së tundimit. Nëse gjaku ka një pH më alkalin, nikotina e ruajtur në inde do të vazhdojë të qarkullojë, për këtë do ta ndieni më pak mungesën e pirjes së një cigareje dhe sigurisht ju do ta keni më të vështirë për të “rënë” në këtë sjellje të dëmshme. Ndaj është e preferueshme që të rrisni konsumimin e spinaqit dhe të perimeve të tjera me gjethe jeshile dhe të ulni atë të mishit, kafes, alkoolit dhe sheqernave.

Dëshironi të jeni më të lumtur? Bananet nuk duhet t’ju mungojnë

Sipas një studimi të fundit të publikuar nga “The British Journal of Health Psychology”, kush konsumon më shumë fruta është më i lumtur dhe ka një jetë më të plotësuar. Në veçanti, nga eksperimenti doli se personat të cilët thanë se ishin shumë mirë, ishin ata që konsumonin sasi të mëdha bananesh dhe brokoli.shqime të mahnitshme për problemet tuaja shëndetësore. (Shqip)