UBT

Ushqejeni trurin tuaj dhe forcojeni kujtesën dhe disponimin me këto ushqime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

A jeni futur ndonjëherë në dhomë dhe keni harruar arsyen pse keni shkuar, apo a e keni harruar ndonjëherë emrin komplet të ndonjë mikut tuaj, përkundër faktit se e njihnit? Apo ndoshta keni harruar fjalëkalimin e telefonit? Shumica e njerëzve, për një gjendje si kjo e fajësojnë stresin dhe lodhjen, depresionin e ankthet.

Nëse edhe juve ju ka ndodhur kjo, e dëshironi ta përmirësoni kujtesën tuaj, bëjeni atëherë këtë përmes ushqimit, transmeton gazeta Kosova Sot.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA (lakra jeshile, lulelakra dhe spinaqi )

Këto perime janë përplot me vitamina (C, K dhe vitaminat e kompleksit B) si dhe me minerale (kalcium, kalium, bakër, magnez, folate, mangan dhe zink) plus fibra dhe shumë nutriente të tjera.

PESHKU I YNDYRSHËM I UJËRAVE TË FTOHTA (salmoni, skumbri, harenga)

Këta peshq janë burimi më i mirë i mundshëm i drejtpërdrejtë për yndyrat e shëndetshme që e ushqejnë trurin, të quajtura aminoacidet omega-3.

VAJI I ULLIRIT (organik dhe i shtrydhur i ftohtë)

Ky lloj i vajit është i pasur me antioksidues dhe me kemikate të shëndetshme për trurin.

FARAT (farat e lirit, lulediellit dhe të susamit, farat çia)

Këto fara janë burim për aminoacide esenciale (EFA), sidomos me aminoacide omega 3, fitokemikate që veprojnë si imitues të hormoneve dhe antioksidues.

ARKATANA

VAJI I KOKOSIT

Ky lloj i vajit është i pasur me yndyra të ngopura, plus ka funksion kundër inflamacioneve, baktereve dhe kërpudhave.

AVOKADO

Avokado është fryt i mbushur me vitamina, fibra, minerale dhe kryesisht me yndyra mono të ngopura.

PERIMET ME NGJYRA (patatet e ëmbla, karota, domatet)

Ngjyra e tyre e pasur tregon përmbajtjen e tyre të pasur me antioksidues, po ashtu janë burim i mirë për fibra, minerale, enzima dhe nutriente.

FRUTAT E MALIT (boronicat, mjedrat, dredhëzat)

Frutat e malit janë ushqim i duhur për trurin, pasi janë të mbushur me antioksidues, ndalojnë plakjen, luftojnë inflamacionet. Ekspertët theksojnë se frutat e malit mbrojnë trupin kundër kancerit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.