Useini: “Presim bashkëpunim konkret me institucionet shtetërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut“

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Takime të frytshme në Kosovë e Maqedoni të Veriut, nga kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Zvicrën Qendrore.

Luzern – Nuk është edhe e lehtë të largohesh nga përditshmëria në Zvicër, duke lënë me një anë punën dhe për tu drejtuar në atdhe me të vetmin qëllim, që të shtrihet sa më shumë rrjeti i bizneseve, për të bërë ura bashkëpunimi dhe për t`u pasuruar edhe me ide për projektet e ideuara nga rrjeti i biznesve nga profesionistë të fushave të ndryshme të dijes në atdheun tonë. Në këtë rast, po shkoi si do të duhej, atëherë, të dyja palët do të jenë fitues edhe profesionistë nga atdheu, por edhe mërgata jonë në përgjithësi.

Nuk është koha e sezonierëve, që të parët tanë kanë punuar shumë, që të bëjnë planet e tyre në atdhe dhe pastaj të kthehen përsëri për një sezon. Ne jemi duke e jetuar jetën në diasporë, pra na u ka bërë diaspora e konkretisht Zvicra si atdheu jonë i dytë. Ne duhet të investojmë për brezin që po vjen në diasporë, të jetë edhe më i fortë se sa ne. Të parët tanë, na hapën rrugën, lanë imazh të mirë të zviceranët dhe gjithandej botës ku ka mërgimtarë.

Ata ishin ambasadorët më të mirë të shqiptarisë, sepse punuan me ndershmëri dhe i treguan botës, se jemi popull i vuajtur, por lirik e paqësorë. E tani, gjeneratat e reja, po kanë suksese në fusha të ndryshme, duke parë edhe doktora shkencash, jurista, prokurorë, policë, inxhinjerë, ekonomistë, arkitektë e afarista shumë të suksesshëm.

Është plot elan dhe i papërtueshëm, kryetari i rrjetit, duke takuar shumë personalitete dhe duke përcjellur edhe mesazhin e gjithë stafit të tij që janë në rrjet, se qëllimi është i mirë dhe ne duam bashkëpunim me profesionista.
Diaspora, ishte, është dhe do të jetë e lidhur me atdheun, por varet edhe nga atdheu, se çfarë lehtësira do ti jep dhe si do të pritet. Menjëherë pas 17 shkurtit, pas një konference shumë të suksesshme që u organizua nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore edhe atë në mes të Zvicrës, në Luzernin e bukur, kryetari i saj, siç edhe jeni të informuar, realizoi takime të shumta në atdhe, konkretisht në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Por, takimet vazhduan edhe në fillim të kësaj jave. Nga e hëna, pra e datës, 26 shkurt, z.Florim Useini pati takime shumë të rëndësishme.

Të hënën është pritur në kabinetin e Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV H. Hfz. Shaqir ef. Feta Reisul Ulema, ku i shprehi falënderime të sinqerta për vizitën si dhe informoi për angazhimet e BFI e RMV, organizimin e jetës fetare islame, projektet e saja, në veçanti ngritjen e vetëdijes së besimtarëve për një të ardhme euroatlantike dhe për të mos ra pre e tendencave të huaja proruse dhe më gjërë.

Njëherit biseduan edhe për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të BFI e RMV dhe Rrjetit të Bizneseve dhe shprehi gatishmërinë që BFI e RMV në çdo moment të jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë nē Zvicër dhe gjetiu. Kryetari Florim Useini njoftoi Reisul Ulemanë për aktivitetet dhe synimet e Shoqatës – Rrjetit të bizneseve shqiptare si dhe projektet madhore në interes të unitetit dhe zhvillimit të shqiptarëve në synimet dhe strategjinë e tyre në sfera të ndryshme në Zvicër.

Fundamenti

Reisul Ulema, siguroi se, gjithmonë do të jetë në përkrahje dhe shërbim të projekteve për të mirën e bashkatdhetarëve tanë dhe shoqërisë zvicerane. Takimi i radhës ishte në Ministrin për sistem politik, Drejtoria e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe nën Kryeministrinë Maqedonisë së Veriut me Z. Nebi Bilallin, i cili është këshilltar Shtetëror i Agjencisë, si edhe me drejtorin Ardian Mysliu. Pastaj u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës në zyrën për Qeverisje të mirë nga drejtori z. Habit Hajredini që kryetari e informoj për ecurinë e rrjetit, funksionimi i saj dhe projektet më madhore dhe më konkrete në të ardhmen gjë që kërkoj edhe mbështetjen më serioze nga institucionet për mërgatën e në veçanti urat lidhëse në fushën ekonomike, poashtu kryetari z.Florim Useini u informu edhe për punën, projektet dhe seriozitetin që punohet për të mirën e shoqërisë. Takimet vazhduan edhe me afarist të ndryshëm si me z. Enisi Ujkani pronar i Televizionit PRO1, një TV i ri me koncept dhe teknologji moderne si ato evropiane. Me z. Nehat Islami nga Instituti UPCO dhe pronar i restaurantit Friends Avenue ne Prishtinë, që shikuan të gjithë mundësit e bashkëpunimit.

Takimi vazhdoj me studiuesin e njohur, tashmë në pension, Don Lush Gjergjin në Prishtinë, që u diskutua nga përvoja e madhe e tij në rrugëtimin e tij për format apo sfidat për të krijuar dhe forcuar ura lidhëse në mes shqiptarëve në mes vete poashtu edhe në kontekstin fetar në veçanti në mërgatë. Edhe ky takim ishte shumë i frytshëm dhe vëllazëror.

Z.Useini, nuk harroi pa takuar edhe profesorë nga dy universitetet shqiptare në Tetovë. Z.Useini, u mirëprit në rektoratin e Universitetit të Tetovës nga mësuesi i parë i tij nga shkolla fillore në Kërçovë, tash dekan prof.Dr. Lulzim Mehmedi. Në këtë takim takuam dhe njoftuam shumë profesor që biseduam dhe shprehën gatishmërinë e përkrahjes shkencore çfarëdo që është e nevojshme për mërgatën e në veçanti atë arsimor. Takimi i radhës ishte në Kërçovë me Dr. Emin Huseini ligjërues në Universitetin e Strugës me një përvojë të madhe në organizmin, aktivitetet në shoqëri dhe atë profesionale për shoqërinë. Në Kërçovë takoi edhe afaristët e rinjë që kanë krijuar modele të orëve të quajtura Oradora me pronar z. Osman Veliu, që mundësoj modele të limituara dhe të dizajnuara enkas për afarist tu shërbej për punëtorë, përvjetore, dhurata , marketing, etj. Që padyshim duhet ta prezantojmë në tregun e Zvicrës në veçanti që kërkohet përkrahja e afaristave shqiptarë që në të ardhmen të posedohet ora e shqiptarit në Zvicrën e shqiptarëve.

Në këtë udhëtim dhjetë ditorë, takimet z.Useini i përfundoi në Kërçovë me bashkëvendësit e tij duke u informuar për ecurinë e fshatit të tij, Bashkësisë lokale me kryetar, z.Feto Fetoja, rrethi vendit të tij Kërçovës, ecuria politike e në veçanti ajo ekonomike.

Z.Useini nuk harroi ti takoj edhe disa studentë të suksesshëm si z. Berat Bajrami nga Velesi student në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, aktivist dhe shumë i motivuar dhe energji pozitive për të zhvilluar aktivitet në vendin e tij, bisedoi rreth gjendjes dhe aktivitetin në Veles. Z.Useini, mendon se do të duhet edhe ate patjetër, që të përkrahen shqiptarët që janë në pjesët e Maqedonisë së Veriut sidomos në Veles, Manastir dhe e gjithë ajo pjesë, që duket si e lënë pas dore. Sipas z.Florim Useini, takimet e radhës, do të jenë në Tiranë, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës.

Ai ndër të tjera na tha: „Ne nuk do të ndalemi dhe së bashku, do të realizojmë projekte jetike, sepse vetëm të bashkuar do të jemi më profesionistë, më të fortë dhe të suksesshëm. Ne besojmë në bashkim dhe kemi fakte e po punojmë vazhdimisht. Presim edhe afaristë dhe veprimtarë të fushave të ndryshme të dijes e veprimit konkret si nga diaspora por edhe nga atdheu“. / Dashnim Hebibi/