Fundamenti

USAID i ofron komunës së Vitisë programin për kultivim të perimtarisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Për të shqyrtuar mundësit e reja në bujqësi, është zhvilluar sot një takim i kreut të komunës Sokol Haliti me shefin e programit të USAID-it për bujqësi Mark Wood, ku është biseduar për krijim të mundësive për kultivim të perimeve.

Me këtë rast kryetari Haliti ka njoftuar ata përparësitë që ka komuna e Vitisë në aspektin bujqësor dhe me një cilësi të lartë të tokës që edhe konsiderohet hambar i Anamoravës.

Përfaqësuesi i USAID-it Wood, ka njoftuar për qëllimin e programit që parasheh bërjen e analizave të tokës në ato lokalitete që konsiderohen si më të favorshme për kultivimin e perimeve, e po ashtu edhe mbjelljen edhe të perimeve të reja që nuk janë kultivuar deri më sot dhe që janë mjaft të kërkuara në treg.

RCCOLA

Gjithashtu është përmendur kultivimi i bimëve mjekuese, e posaçërisht Kamomila që është shumë e kërkuar në treg, që për të cilën u tha se mund të sigurohet edhe eksportimi dhe shitja.

Kryetari Haliti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të gjithanshme të programit për zhvillim të bujqësisë në komunën e Vitisë. “Unë do të jem përkrahës i juaji në çdo aspekt, vetëm e vetëm që ky program të filloj në komunën e Vitisë dhe të ndihmohen fermerët tanë që kanë treguar rezultate jashtëzakonisht të mira në të kaluarën, por që nuk kanë pasur përkrahjen e duhur”, u shpreh Haliti.

Në këtë takim përfaqësuesit e USAID-it dhe udhëheqja komunale u dakorduan që të vazhdohet me punë nga drejtoria e Bujqësisë dhe të ndahen mjete të nevojshme për implementimin e këtij programi për vitin vitin e ardhshëm./rajonipress/