USAID-i ndihmon Kamenicën në menaxhimin e aseteve komunale
![](https://rajonipress.com/file/2017/09/00_12_13500350981366995337.jpg)
Gjilan – Grupi Punues komunal për menaxhimin e aseteve-pronave komunale priti në takim njëditorë programin DEMI të USAID-it për të diskutuar dhe shqyrtuar mundësitë e menaxhimit më të mirë të aseteve-pronës së paluajtshme të komunës.
Drejtori i Kadastrit në komunën e Kamenicës Irfan Dërmaku në emër të grupit punues falënderoi programin DEMI të USAID-it për iniciativën dhe përkrahjen që po i ofrohet komunës e që ka një rëndësi të veçantë në interes të përgjithshëm komunal dhe për vlerat e mëtutjeshme që do të ketë komuna lidhur me menaxhimin e pasurisë së vet ku gërshetohen interesat e komunës dhe të gjithë qytetarëve.
Dërmaku tha se grupi punues komunal ka mbajtur disa takime në koordinim me ekipin e USAID-DEMI ku edhe kemi marrë disa hapa teknik për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Anëtarët e grupit komunal për menaxhimin e aseteve komunale janë: drejtori i Drejtorisë së Kadastrit, Xheodezisë dhe pronës dhe njëherit koordinator i grupit Irfan Dërmaku, Vesna Aleksiq anëtare , Arsim Keka anëtar , Qemajl Beqiri anëtar, Zijadin Thaqi anëtar , Ramadan Basha anëtar , Shaip Maliqi anëtar , Fisnik Kastrati anëtar.
Takimi në mes të komunës së Kamenicës dhe ekipit të programit DEMI në krye me Olga Kaganova eksperte pranë projektit DEMI, u diskutuan dhe u shqyrtuan mundësitë e ankandimit të pronave të paluajtshme komunale.
Përfaqësuesit e komunës së Kamenicës patën mundësinë të njoftohen më për së afërmi me Planin e Veprimit dhe hapat e rëndësishëm që duhen ndërmarrë për fillimin e procedurave të dhënies me qira të pronave komunale dhe u pajtuan që bashkërisht të punojnë në këtë drejtim. /rajonipress/