KKVITI

USAID-i do të investojë në projekte të vogla ndërtimi në Artanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – USAID-i deri në fund të vitit 2015 përmes Avancimit të Kosovës së Bashku, në komunën e Novobërdës do të investoj 98,857,00 dollar amerikan në projekte të vogla ndërtimi, në grande për zhvillimin e shoqërisë civile si dhe në grande për zhvillimin e bizneseve.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetsisllav Ivanoviq dhe Drejtori i misionit të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtar në Kosovë, Xhejms Houp, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit i cili duhet të konfirmoj partneritetin në zbatimin e programit “Të Avancojmë Kosovën së Bashku” (USAID Advancig Kosovo Together, AKT)

Drejtori i USAID-it në Kosovë, Xhejms Houp theksoi se është në pyetje Memorandumi i një rëndësie të madhe. „Qëllimi i gjithë kësaj që të përmirësohen shërbimet që komuna e Novobërdës i ofron qytetarëve të saj si dhe marrëdhëniet e komunës me qytetar. Komuna e Novobërdës është një ndër 16 komunat në Kosovë që do të merr pjesë në këtë program.

Mobi Casa

Gjatë takimit kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq falënderoi USAID-in në përkrahjen e deritanishme, duke theksuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë një bashkëpunim të tillë.

USAID-i deri në fund të vitit 2015 përmes Avancimit të Kosovës së Bashku, në komunën e Novobërdës do të investoj 98,857,00 dollar amerikan në projekte të vogla ndërtimi, në grande për zhvillimin e shoqërisë civile si dhe në grande për zhvillimin e bizneseve, ku për mes këtij programi Të Avancojmë Kosovën së Bashku për çështje lokale do të investohen deri 100.000.00 dollar amerikan në projekte ndërtimore.

Veç kësaj, USAID-i përmes këtij programi “Të Avancojmë Kosovën së Bashku”, ato lokale do të ofrojnë përkrahje mikro ndërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe organizatave të shoqërisë civile./rajonipress/