Eko Higjiena

USAID amerikan ndihmon brezin kufitar, me subvencione në blegtori

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani përfaqësues i Karaçevës së Poshtme thotë se ndihma që po jep USAID amerikan duhet të merret shembull nga të tjerët sepse vetëm kështu ndalet trendi i ikjes për në mërgim.

Në një takim që ka pasur USAID me banorët e brezit kufitar, është premtuar ndihma në blegtori dhe në bujqësi përmes subvencioneve.

Selver Lenjani nga bashkësia lokale e Karaqevës së Poshtme i cili edhe ka kontribuar që këto ndihma të sillen në brezin kufitar ka thënë se kjo ndihmë e UDSAID-it për ta ndihmuar sferën e bujqësisë përmes subvencioneve është e mirëpritur

Uji Dea

“Unë jam shumë krenar që populli amerikan po e përkrah brezin kufitar sepse vetëm në këtë mënyrë ndalet migrimi dhe zhvillohet jeta normalisht. Shembullin e USAID-it duhet ta ndjekin edhe të tjerët dhe për ne zoti është i pari e Amerika e dyta” tha Lenjani.

Lenjani tha se për ne banorët e brezit kufitar dhe për krejt territorin e Republikës së Kosovës nuk ka punë ma të madhe se ky vendim dhe kjo përkrahje që e ka ndërmarrë USAID-i amerikan./rajonipress/