UBT

Urtak Hamiti shkakton skandal në Zagreb, MPJ e tërheq nga misioni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të MPJ-së, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.

MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.
————————————————-
Zv/ambasadori i Kosovës në Kroaci shkakton skandal në Zagreb

Prishtinë – Kosova prodhoi një skandal të ri diplomatik. Një zyrtar i lartë i ambasadës sonë në Zagreb është arrestuar, e më pas është liruar, në gjendje të dehur. KTV-ja mëson se bëhet fjalë për zv/ambasadorin Urtak Hamiti, i cili e ka dëmtuar gjithashtu veturën zyrtare të shërbimit diplomatik. Ministria e Jashtme është duke e shqyrtuar incidentin dhe do të veprojë në bazë të rregulloreve.

I dehur, për toke, i rrethuar me policë dhe një veturë diplomatike të dëmtuar afër.

Burimet i kanë konfirmuar KTV-së se personi i arrestuar në Zagreb është Urtak Hamiti, zv. ambasador i Kosovës në Kroaci.

Skandalin e ri diplomatik të Kosovës e ka pasqyruar gjerësisht televizioni kroat Nova, në versionin elektronik të saj, Dnevnik.

Sipas përshkrimit të saj, zyrtari kosovar ka çmendur njerëzit në rrugët e Zagrebit me sjellje të pakontrolluara me veturën e tij zyrtare.

Mobi Casa

Dëshmitarët thanë se ai goditi disa vetura që ndodheshin në parking, dhe ata e ndaluan dhe e mbajtën derisa erdhi policia për ta arrestuar.

Dëshmitarët i thanë policisë se zyrtari kosovar ishte aq i dehur saqë nuk mund të qëndronte në këmbë.

Në ambasadën e Kosovës në Zagreb e kanë konfirmuar për Dnevnik arrestimin e zyrtarit të saj, por pohojnë se nuk ka pasur aksident trafiku. Madje, ambasada e Kosovës e mohon edhe gjendjen e dehur të zyrtarit.

Sipas ambasadës, e gjithë ngjarja ishte keqkuptim dhe zyrtari ishte liruar pas 10 minutash. Sipas burimeve të Dnevnikut, zyrtari kosovar u lirua pasi që thirrej në imunitet.

Zv/ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka thënë KTV-së se shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj është duke e shqyrtuar incidentin dhe të gjitha rrethanat dhe se do të veprojë konform rregulloreve. “Ne presim sjellje shembullore nga diplomatët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Selimi.

Urtak Hamiti është djali i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, nga LDK-ja.

Ai ishte emëruar në shërbimin dipmolatik qysh në fillim të krijimit të MPJ-së, që udhëhiqej nga Skënder Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.