RCCOLA

Ursula von der Leyen: Kosova meriton liberalizimin e vizave, do të punojmë t’i bindim vendet anëtare të Këshillit Evropian

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Kosova ka bërë një punë të mrekullueshme në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krijimin e një ekonomie të lirë të tregut.

“E di që vendi juaj vazhdon të demonstroj përkushtim shumë të madh në rrugëtimin evropian. Keni treguar vlerat tuaja drejt integrimit evropiane. Dhe i jeni bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Jeni duke marrë reforma ambicioze, ju uroj për këtë. Kjo punë e zellshme që ka bërë Kosova është reflektuar edhe në raportin e fundit për zgjerim që është pozitiv për Kosovën.
Keni bërë përparim dhe përpjekjeje për të luftuar korrupsionin dhe kjo është e mirë, jeni duke e ndërtuar hap pas hapi jo vetëm gjyqësorin por edhe një ekonomi të lirë të tregut”, ka thënë Von der Leyen.

Ajo ka thënë gjithashtu se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

KKVITI

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur të gjitha standardet dhe në fakt ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet qysh në korrik të 2018 dhe kemi rikonfirmuar që keni plotësuar të gjitha kriteret”, tha presidentja e KE-së.

Ursula von der Leyen ka shtuar se detyra tashmë është që të binden vendet anëtare të Këshillit Evropian.

“Detyra tani është që të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica prej tyre janë në anën tuaj. Mund të llogarisni tek unë personalisht sepse do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar që të arrini këtë”, tha Von der Leyen. /Telegrafi/