Urrejtja e Jovanka Brozit ndaj Fadil Hoxhës

Në librin “Jeta ime, e vërteta ime” të Zarko Jovanovicit, të botuar tash së voni, sipas rrëfimit të Jovanka Brozit, gruas së liderit të ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito, përmenden shumë detaje edhe për Kosovën, e sidomos liderin komunist të Kosovës, Fadil Hoxha. Telegrafi ua sjell disa pjesë të këtij libri.
Jovanka Broz, e cila dyshohet se mbronte linjën antishqiptare dhe që dyshohet se ka planifikuar vrasjen e Titos, ka shprehur ashiqare urrejtjen e saj ndaj shqiptarëve, e sidomos Fadil Hoxhës.
LEXO PO ASHTU: Tito e ka helmuar Stalinin
Në “kujtimet” e saj thotë se prejardhjen e kishte nga Peçani i Prizrenit. Ajo madje thotë me “saktësi” se paraardhësit e saj janë larguar më 1482 nga Kosova, për të shkuar në Likë të Kroacisë.
Sipas saj, Aleksandar Rankovici dhe Slobodan Penezic Krcuni kanë sjellë nga Shqipëria 300 mijë shqiptarë në Kosovë, “për të krijuar një embrion politik që kanë dashur ta zbatojnë, por kjo ka dështuar”.
“U dhanë punë dhe banesa e gjithçka. Ata shumoheshin e mbetën aty. Për këtë nuk fliste askush. E ata nuk kishin të drejtë të qëndronin. Askush nuk ju tha të kthehen prapa. Andej nga keni ardhur. Kthehuni. E për këtë janë fajtorë ata që i sollën. E ata askush pos serbëve nuk i solli. Për këtë nuk guxohej të flitej”.
LEXO PO ASHTU: Jovanka Broz ishte agjente ruse
Ajo flet edhe për vizitën e saj të parë në Kosovë.
“I kam marrë hartat e vjetra austriake ku kanë jetuar paraardhësit e mi, dhe disa dokumente që kam pasur, dhe diçka tjetër që ishte e imja. Paraardhësi im ishte një prit në Kosovë që ka ikur para betejës së Kosovës (është fjala për betejën austriako-turke – v.j.) në viset e Likës… Aty ishin ata udhëheqësit e Kosovës dhe Pero Stambolici. Tërhoqa hartën dhe thash: ‘Dua të më dërgoni aty ku kanë jetuar paraardhësit e mi’. Dhe, Fadil Hoxha tha: ‘Nuk ka mbet aty askush, gjithçka është kthyer përmbys, s’ka gjë’. Unë doja të nisi bisedën për Kosovën dhe problemet atje. Iki Pera Stambolici, sepse nuk donte të prekte problemin. Me këtë Fadil Hoxhën e ndyrë ai nuk donte diskutime. Dhe, unë mendoja se ky problem duhej hapur kur Tito ishte gjallë”, thotë Jovanka.
Sipas saj, politikanët serbë si qyqarë i qaseshin Kosovës. Tito thotë se e dinte “problemin”, por ai kishte presione nga Sllovenia.
“Ata përzienin. Prandaj Tito nuk e hapi këtë problem atëherë”, thotë ajo, natyrisht, me qëllimet se donte ta zgjidhte “problemin e Kosovës” sipas interesave serbe, sepse ajo cekë se “është edukuar me këngët për Kosovën” dhe se Kosovën e kishte “në zemër e shpirt”. Prandaj, në vazhdim shkruan: “Liderët serbë në atë kohë, më besoni, shumë pak ose pothuajse asgjë nuk ka punuar në çështjen e Kosovës. S’e di se si myslimanët (boshnjakët – v.j.) mbaheshin rreth Kosovës. Kroatët i prishën sllovenët dhe ata e jepnin aminin”.
LEXO PO ASHTU: Tito dhe Draza kanë fjetur bashkë?
Sipas saj, Kosova duhej zgjidhur jo me dhunë, sepse dhuna krijonte rezistencë!
“Duhej punuar atje dhe zgjidhur problemet, e jo për të qarë… Unë isha në konflikt me Vida Tomsicin. Ajo synonte planifikimin familjar, e unë i them: ‘Dëgjo Vida, lehtë e keni të planifikoni familje në Slloveni. I ke dy fëmijë dhe e ke planifikuar këtë. Hajt planifiko në Kosovë ku janë mesatarisht pesë fëmijë. Aty dëshmohu me planifikim’… Është dashur të bisedohej për pronë, me ekspertë, avokatë, juristë, në vendin e ngjarjes, për të analizuar çdo amvisëri: si u bë që shtëpia serbe është nën pushtetin shqiptar, në duart e tyre? Hajt të shohim se si nuk e kanë paguar rrymën, banesën e asgjë tjetër. Hajt ta zgjidhim këtë dhe qindra gjëra tjera që atje janë mbledhur… Politika duhej bërë me kryepleq të Kosovës. Ata janë fis. Një stërgjysh ka përshkruar shpërnguljen e tyre. Kanë ardhur nga malet, fise të egra i kanë quajtur. Dhe ata mbahen me kryepleqtë… Ndërsa, flisnin me politikanë e këtu doli tragjedia”.
LEXO PO ASHTU: Sekreti i bunkerit të Titos (Foto/Video)
Shihet që ajo urrejtjen më të madhe e ka pasur për Fadil Hoxhën, pra se Kosova zgjidhej përmes politikanëve. Urrejtja më e madhe ndaj Hoxhës bëhet kur ky i fundit ia mohon të drejtat e trashëgimisë së Titos. Për të në një kapitull thotë: “Më 12 korrik 1982 vjen Fadil Hoxha tek unë me katër avokatët. Ai erdhi tek unë dhe më kërcënoi me hakmarrje… Ndoshta më hakmerrej për ato hartat që ia qita para hunde kur isha në Kosovë, duke dëshmuar se paraardhësit e mi ishin para Betejës së Kosovës aty, e kjo nuk i pëlqente.
Më thotë se si erdhi për të më thënë se nuk do ta marrë pensionin e Titos, sepse nuk kam të drejtë meqë Tito nuk kishte rrogë. E kjo nuk ishte e vërtet. Ai merrte rrogë, ndërsa ka dëshmi se Tito merrte edhe shtesa të fëmijëve. E, ata gjoja avokatë bënin me kokë për t’i dhënë rëndësi budallallëqeve të tij…
Kjo nuk ishte ndonjë çështje e ligjit, por vendim politik, që të më torturojnë e poshtërojnë…
Pyeta: ‘Çfarë do të bëhet me gjërat e mia personale dhe dhuratat e mia’?
Ai (Fadili – v.j.) tha: ‘Ato do të mbeten gjëra të Titos’”.
LEXO PO ASHTU: Dashuritë e Titos: X gra, X fëmijë!
Jovanka thotë se janë ende të gjallë ata që e kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk nënshkruan që gjithçka që ka ta japë.
“Pas Fadil Hoxhës, vjen i paparalajmëruar Ognjen Grkovic. Nuk e dija kush është. Ai ma jep një akt që duhet ta nënshkruaj se gjithçka që kam ia dhuroj shtetit. I them: ‘As mundem, e as do të nënshkruaj, sepse më duhet të jetoj nga diçka. Kjo është prona ime’. Ai pastaj afrohet e thotë: ‘Të jeni e lumtur që të lajm gjallë’”. /Telegrafi/