UBT

Uron kryeimami Naim Aliu

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nesër është dita e parë e Fitër Bajramit. Muslimanët në mbarë botën e falënderojnë Allahun e Madhërishëm i cili na e mundësoj që ta adhurojnë Allahun fuqiplotë një muaj rresht, për ta kurorëzuar muajin e mëshirës, muajin e Kur’anit me faljen e namazit të bajramit thuhet në urimin e Naim Aliut kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islamen në Gjilan.

Bismi lahi Rrahani Rrahim
Të nderuar vëllezër dhe motra
Nesër është dita e parë e fitër Bajramit. Muslimanët në mbarë botën e falënderojnë Allahun e Madhërishëm i cili na e mundësoj që ta adhurojnë Allahun fuqiplotë një muaj rresht, për ta kurorëzuar muajin e mëshirës, muajin e Kur’anit me faljen e namazit të bajramit.

Agjërimi bëri që në shpirtrat tanë të njihen vlera e mirëfilltë të veprave të mira. Ai zgjoi ndjenjën e falënderimit, krijoi vetëdijen për ta kuptuar hallin e tjetrit, ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me ata për të cilët kishin nevojë për ndihmën tonë.

Prej shenjave të pranimit të agjërimit është që besimtari të mbetet i lidhur ngushtë me dispozitat e Allaut xh.sh edhe pas muajit të agjërimit, dashurin ndaj Krijuesit ta vazhdojë dhe forcojë edhe më tepër .

Thotë Allahu xh.sh në Kur’an “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse Ti je dhuruesi i madh”.

Uji Dea

Kurse pejgamberi as. Na ka përgëzuar “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë, do t`i falen tërë çka ka gabuar më parë.

Festa e Fitër Bajramit na rikujton kujdesin që duhet të kemi ndaj të dobëtit dhe të paaftit derisa çdo shtëpi dhe familje të ketë gëzim dhe hare.

Festa e Fitër Bajramit na përkujton ditët e lavdishme të kaluarës së ndritshme islame, të cilat japin kurajo besimtarëve dhe energji për angazhime edhe më të vendosura, për detyra të reja në organizimin dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të lumtur.

Vëllezër dhe motra,
Në emër të Këshilli të bashkësisë Islame në Gjilan ua uroj festën e Fitër Bajramit duke e lutur Allahun që adhurimin të na e pranon, të na bashkojë , të jemi sa më unik, në shtëpitë tona të mbretëroj harmonia dhe ngrohtësia familjare dhe të na ndihmoj në këtë botë dhe në botën tjetër.

Ve selamu alejkum ve rahmetullah.