UBT

Urojnë Mustafa, Surdulli , Ymeri e Arifi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të Kurban Bajramit besimtarët i kanë uruar Qemajl Mustafa, Shaip Surdulli, Bajrush Ymeri dhe Nexhmedin Arifi. Në urimet e krerëve institucional ka dominuar mesazhi që në këtë ditë nuk duhet askush të ndihet i vetmuar.

Në urimin e kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa thuhet se me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojë të gjithë besimtarët myslimanë, me lutjen që kjo ditë të kalojë në harmoni dhe paqe mbarë njerëzore. Bajrami simbolizon vlerat e sakrificës, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve. Në këtë ditë nuk duhet të ndihet askush i vetmuar, thuhet në urimin e kreut të Komunës, Qemajl Mustafa.

Edhe Shaip Surdulli kryetar i Kamenicës ka ftuar besimtarët që si përherë të jenë solidarë, mëshirues e tolerant ndërmjet vete dhe me të tjerët, sepse vlerat universale bazohen mbi diferencat dhe diversitetet etnike, fetare e kulturore. “Të nderuar besimtarë islamë, të nderuar prijës komunalë të Bashkësisë Islame në Kamenicë e ju imamë të xhamive tona! Së bashku me ju, i ndajë ndjenjat e gëzimit dhe të falënderimit ndaj Zotit të Madhërishëm për Ditën e Kurban Bajramit, kremtes e cila përmes prerjes së kurbanëve, shprehë devotshmërinë e veçantë ndaj Zotit të Madhërishëm si dhe solidaritetin ndaj njëri tjetrit. Me këtë rast urojmë që edhe hanxhinjtë tanë pas përmbushjes së obligimeve në Çaben e Shenjtë të kthehen shëndosh e mirë! Bekimi i Zotit qoftë mbi të gjithë besimtarët islamë, Bekimi i Zotit qoftë ndaj popullit shqiptarë dhe ndaj miqve tanë” thuhet në urimin e Surdullit.

Eco Higjiena

Edhe kryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri ka uruar për festën e Kurban Bajramit.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ua uron këtë festë Qytetarëve të Komunës sonë, të besimit Islam. “Kjo festë është simbol i sakrificës,mirësisë, solidaritetit mes njerëzve, është ditë e paqes dhe dashurisë. Lusim Zotin që kjo festë e çmuar ta shtojë paqen, lumturinë, dashurinë dhe respektin për njëri – tjetrin në familjet tona dhe në shoqërinë tonë”, thuhet në Urimin e Ymerit.

Urime për festën e Kurban Bajramit ka shprehur edhe Nexhmedin Arifi kryetar i Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: