Fundamenti

Urimi i Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 17 Shkurtit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në prag të shënimit të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi.

Mobi Casa

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të Komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar por në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e Halitit./rajonipress/