Eko Higjiena

Urimet, që reflektojnë mesazhin e unifikimit të krerëve myslimanë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të premten e madhe të pesë prillit, në Tiranë, arriti Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, për ta përgëzuar Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Gjatë takimit të sotëm mes dy liderëve institucionalë fetarë Tërnava dhe Spahiu u bisedua lidhur me zhvillimet fetare të besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të trojeve Shqiptare si dhe mbi zhvillimet sociale, kulturore dhe humanitare të dy vendeve.

Mobi Casa

Zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, para Naim ef. Tërnava e patën uruar me vizitat e tyre kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Resuli Sulejman ef. Rexhepi dhe kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi.

Ngritja e urave të bashkëpunimit të ndërsjellë midis këtyre institucioneve të larat fetare ndërshtetërore zhvillon dhe avancon më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, duke kultivuar paqen, tolerancën, solidaritetin, mirësinë dhe bashkëjetesën ndërfqinjësore.
Vizitat me karakter urimi, në Tiranë, midis krerëve të institucioneve fetare të katër shteteve (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Luginë e Preshevës në Serbi), janë një shembull i mirë i unitetit ndërfetar dhe një tregues i qartë për krerët e tjerë të fushave të veprimtarive politiko-shoqërore se si duhet të punojnë e veprojnë bashkërisht për të mirën e qytetarëve pa dallime të përkatësive fetare, partiake e krahinore, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.