ARKATANA

Urimet për muajin e Ramazanit me simbole turke dhe arabe!?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Xhemaledin Salihu – Më 16 maj 2018 filloi muaji i Ramazanit dhe kuptohet filluan edhe urimet e shqiptarëve në faqet e rrjeteve sociale. Ajo që më tërhoqi vëmendjen nga këto urime, për 2-3 ditë me radhë ishte se kryesisht urimet e Shqiptarëve, me përkatësi fetare islame ishin me simbole turke dhe arabe, ndonjë bënte përjashtim me simbole shqiptare. Shqiptarët i takojnë tri besimeve, kryesisht, por më së shumti janë të besimit islam dhe këtu nuk shoh kurrgjë të keqe e as që mundohem, unë e disa të tjerë ta mohojmë këtë përkatësi fetare. Mirëpo, ajo që po më brengos është pse me simbole turke-arabe, gjithçka që urojmë për festat e manifestimet fetare, sikur nuk i kemi simbolet tona shqiptare. Kjo që po na ndodh neve shqiptarëve është vazalitet jo ndaj fesë islame, por ndaj vendeve që nuk i kemi atdhe. Deri kur kështu?

Ndoshta po gabohem, por sigurisht në vendet arabe dhe Turqi e në përgjithësi në vendet me përkatësi islamike nuk ndodh kjo sikur me neve. Nuk e besoj se urimet, festat fetare urohen me simbole të shteteve të tjera. Nëse ka një praktikë të tillë, le të ma thotë dikush ku dhe si!?

Tendencat e disa shteteve turke-arabe, disa shqipfolësave, disa klerikëve që të na islamizojnë edhe një herë janë të shpeshta dhe antikombëtare për neve shqiptarët. Edhe një herë po e përsëris, jemi shqiptar me përkatësi fetare islame, katolike, ortodokse, por asnjëherë nuk duhet të pranojmë të shndërrohemi kombëtarisht në turk, arab, italian, gjerman, grek, serb e tjerë.

Dukuri të tilla po na ndodhin shpesh, askush nuk ngritë zërin kundër dhe të reagoj kundër këtyre dukurive.

ARKATANA

Ndodhi Festa e Maturantëve e Medresesë në Preshevë, zyrtarisht askush nuk reagoi në provokimet e Myftiut Dudiq që edhe një herë bëri thirrje publike të na islamizoj, por vetëm disa zëre individuale dhe kjo dukuri u shukat nga ata që duhet të deklarohen lidhur me fjalimin e tij. Thënia:Tri ditë përfolet, pastaj shukatet puna!?

Pastaj në Shkollën e Mesme Teknike, mësimdhënësi i mjekësisë udhëheq me letraret e shkollës, në vend të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe e keqja, thonë kolegët e tij, ai i frymëzon që të shkruajnë poezi fetare.

Edhe shume raste të tilla e kjo e fundit lidhur me urimet për muajin e Ramazanit janë shqetësuese se shqiptarët e përkatësisë islame në këto raste po identifikohen kombëtarisht me përkatësinë fetare turke, arabe. Ndoshta jam gabim, por ashtu po vërej me sytë dhe arsyen time.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.