Fundamenti

Urime…

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arben Kurteshi – Kosova paska shënuar rritjen më të lart ekonomike në rajon me 4%, BPV URIME. Nëse e krahasojmë (Bruto Produktin Vendorë) BPV të Kosovës me 425€ për kokë banori/vit, me atë të rajonit për shembull me Malin i zi me 783€ për kokë banori/vit e kemi 47% BPV më të ulët se Mali i zi; dhe se me këtë vrull të rritjes ekonomike mund të barazohemi me BPV e sotëm të Malit të e zi pas 14 viteve!

Ndërsa pas 14 viteve Mali i zi me rritjen më të ulët se Kosova prej 3.7% do ta arrinë BPV për kokë banori/vit 1167€!

Për tu barazuar me ekonomin e Malit të zi me këtë rritje ekonomike na duhen afërsisht edhe një gjeneratë ndërsa me atë të Evropës minimum edhe 3-4 gjenerata çka nënkupton jo edhe ca dekada por minimum edhe një shekull!

A është ky zhvillim që e duam?
Vendi është zhvilluar dhe këtë nuk e mohon askush, por vendi është zhvilluar me atë vrull, me atë hov; sa mund të zhvillohet një vend me prioritet sekondar! Sa mund të zhvillohet një ekonomi e lënë pas dore!

FIDANISHTJA

Aq sa të ardhurat nuk mbulojnë nevojat personale elementare, dhe është zhvilluar aq shumë sa që Bruto Produkti Vendorë për kokë banori është më i ulëti në kontinentin evropian, dhe pas disa shteteve afrikane!

Pra, a është ky zhvillimi që NE E DUAM?
Asnjë investitor potencial nuk e merr hartën botërore para vete ta kërkojë se ku gjendet Kosova të vjen e të investoj aty!
Por, vetëm e vetëm me pro-aktivitet të përpilohen kushtet e nevojshme ligjore për investitorët potencial dhe bashkërisht me investitorët potencial në përputhshmëri me ligjet e Kosovës e ato ndërkombëtare; pra krijimin e draftit të „Shtratin ligjorë“ me barriera më të ulëta se vendet tjera; lumi investues mund të rrjedhë drejt vendit tonë më lehtë e më shpejt; dhe mund të krijohen gjithë ato vende pune që rinia jonë po i kërkon jashtë vendit!

Kapitali investues i cili po lundron rreth e rreth globin tonë, gjithherë po merr atë kahje dhe drejtim më lehtë e më shpejt drejt atyre shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulëta.
Krijimi i kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore për investitorët potencial, mund të sjellë investime të mëdha në vendin tonë, dhe mund ta kthen shpresën e rinisë për të punuar dhe zhvilluar vendin.

Vetëm atëherë kur arritja ekonomike është primare dhe vizioni i mendjes e ideali i zemrës mund të zhvillohet shteti ynë, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.
Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë.
Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Madhësia e suksesit varet nga madhësia idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes e veprimeve pasuese për arritjen e synimit, dhe duhemi që:

  • Zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë në ekuilibër me ruajtjen ambientit dhe prioritet numër NJË.
  • Përpilimi i vizionit dhe planit ambicioz real zhvillimor 5 dhe 10 vjeçar.
  • Pro-aktivë identifikimi dhe kontaktimi i të gjithë investitorëve potencial nga institucionet tona dhe bashkërisht krijimin e të gjitha kushteve ligjore/infrastrukturore në përputhshmëri me ligjet tona dhe ato ndërkombëtare.
  • Gjetja dhe krijimi i sloganit të shkurtër konstruktiv ideatorë dhe vizionar që lidhë drejtpërdrejt synimin me cakun….për një të ardhme të bardhë.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.