Urime Berat
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka një arsyeje të festojë, pasi sot më 19 shkurt ka mbushur 23 vite.I lindur në fshatin Tërrnoc të Komunës së Bujanocit, Gjimshiti është rritur dhe shkolluar në Zuricht të Zvicrës.
Anëtari i Kombëtares shqiptare ka marrë edukimin dhe shkollimin në Zvicër, ndërsa ai ka filluar karrierën te Zurichu qysh në moshën 14 vjeçare.
Gjimshiti aktualisht është pjesë e skuadrës italiane Atalanta ku u transferua gjatë afatit kalimtar të dimrit si lojtar i lirë nga Zurichu.
Ai ende nuk ka debutuar me fanellën zi e kaltër por debutimi i tij mund të jetë pikërisht këtë fundjavë.
Dhurata më e mirë për ditëlindje padyshim që do të ishte debutimi ndaj Fiorentinës të dielën, dhe mediat italiane e kanë parë shqiptarin si adekuat për t’ia filluar ndeshjes nga minuta e parë.
Ditëlindja e 23-të qoftë me gjitha të mirat për Beratin, ndërsa urojmë që të ketë sukses të madh me Kombëtaren shqiptare në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/


