Urime Amerikë, urime kombi ynë mik!
Gjilan – Sot është 4 korriku i vitit 2016, dita kur populli mik amerikan feston ditën e shpalljes së pavarësisë! Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan ka shkruar Arbwr Ismajli.
Sot kur shënojmë këtë ditë të veçantë ne përkujtojmë edhe Tomas Xhefersonin, në atë kohë 32 vjeçar i cili hartoi deklaratën e pavarësisë dhe 50 vite pas shpalljes së pavarësisë me 4 korrik të vitit 1826 ndërroi jetë për tu kujtuar çdo herë si themelues i SHBA-ve dhe baba i demokracisë!
Ne si komb kemi arsye të mëdha të festojmë këtë ditë, ngase ishte SHBA, ajo që bëri më së shumti në ruajtjen e mëvetësisë së tokave arbnore.
Ishte, Presidenti Bush ai që dekada më parë i dha një vijë të kuqe regjimit kriminal serb që të ketë kujdes me Kosovën dhe popullatën e saj, duke e paralajmëruar kriminelin Millosheviç se çdo sulm ndaj kombit shqiptarë është sulm direkt ndaj interesave strategjike amerikane.
Ishte, Presidenti Clinton, ai i cili amanetin e ish presidentit Bush e vuri në funksion, duke ndërmarrë sulmet ajrore kundër Serbisë e që çuan në lirinë e përhershme të Kosovës, kësaj toke të Shqipërisë së vjetër.
Ishte prapë Bushi junior, President Amerikan, i cili nga një vizitë në Shqipëri më 9 qershor 2007, njohu mëvetësinë e Kosovës, kjo i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cila u bë tek një vit më vonë më 17 shkurt të vitit 2008.
Jemi sot 8 vite pas pavarësisë së Kosovës, ku shteti amerikan po bënë gjithçka të mirë për të forcuar vendin tonë!
E sot, kur ne i gëzojmë 17 vite liri, populli yni më mik, kremton 240 vite mëvetësi të SHBA-ve, a ka arsye më të mëdha dhe më krenari se sa të festojmë së bashku këtë ditë të pavarësisë, të vlerave e të demokracisë!?
Urime miq amerikan, urime shkëlqesia juaj Ambasador Greg Delawie, urime amerikan ku do që jeni!
Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Tomas Xhefersonin!
Me që se kjo ditë koincidon me festën e madhe islame të Fier Bajramit, vëllezër të mi të dashur urime kjo festë, Ju dhe familjet e juaja paçi bekimin e Zotit!
Kemi shumë arsye të festojmë së bashku, urime!
Arbër R. Ismajli


