FIDANISHTJA

Urdhërarrestet “ngujojnë” deputetët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës edhe të dielën janë marrë me identifikimin e personave që kanë sulmuar Policinë gjatë protestave të fundit të organizuara nga opozita, duke përfshirë këtu edhe deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës në seancat plenare të Kuvendit.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda Prokurorisë.

“Ne e kemi bërë kërkesën dhe jemi në pritje të zbatimit të urdhërarrestit nga ana e Policisë, në mënyrë që të sigurohet prania e të dyshuarve”, ka thënë për “Zërin” zyrtarë nga Prokuroria.

United Hospital

Në anën tjetër, Policia e Kosovës konfirmon se është në kërkim të personave, ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarresti.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, i të gjitha vendimeve dhe fletarresteve të ligjshme që vijnë nga organet e drejtësisë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke u bazuar në mandatin e saj ligjor, do t’i realizojë dhe do t’i zbatojë fletarrestet”, ka thënë të dielën zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Megjithatë, deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, as që planifikon të paraqitet në Prokurori, pavarësisht urdhërarrestit për të./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.