KKVITI

Urata Rama u shpall sportistja e vitit në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Kulture , Rini dhe Sport në Viti, ka përzgjedhur më të dalluarit në lëmin e sportit për vitin 2012. Ekipi më i suksesshëm u përzgjodh Klubi i Shenjëtarisë “Jeton Rama” kurse sportistja e vitit u shpall Urata Rama shenjëtare e reprezentacionit të Kosovës.

Ekipi më i suksesshëm për vitin 2012, është shpallur Klubi i Shenjëtarisë “Jeton Rama” nga Vitia, i cili ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme në garat e shenjëtarisë duke qenë edhe kampion i shumëfishtë i Kosovës.

Ndër sportistët më të dalluar gjatë vitit që po e lëmë pas u votua anëtarja e reprezentacionit të Kosovës në Shenjëtari Urata Rama, e cila edhe u shpallë sportistja e vitit.

Fundamenti

Kampionia e shumëfishtë në garat e Shenjëtarisë Urata Rama, tha se ndarja e çmimit të më të mirit, është obligim për të vazhduar drejt sukseseve të reja. Ajo tregon edhe për rezultatet e arritura gjatë këtij viti.

Në këtë solemnitet sportiv me rastin e fund vitit, janë ndarë edhe mirënjohje për klubet, sportistët dhe punëtorët e dalluar të sportit të komunës së Vitisë. Ndërsa në fushën e informimit, gazetar më i mirë i sportit u shpall Ibrahim Sefedini nga gazeta Koha Ditore. /rajonipress/