Fundamenti

Uran Ismaili për Albin Kurtin: I pengon historia e UÇK-së, i krahasoi votuesit e Drenicës me huliganët në veri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti ka ngritur paralele me vizitën e tij në veri të Mitrovicës dhe në Skenderaj, raporton Gazeta Express.

Ismaili në një shkrim në Facebook tha se kjo nuk është veç dashakeqësi, por është edhe tepër e rrezikshme për të kaluarën dhe për të ardhmen tonë.

FIDANISHTJA

“Është e rrezikshme, qoftë edhe vetëm si simbolikë politike. Historia është ajo që i pengon Albin Kurtit. Historia e Drenicës. Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidhja e saj me Partinë Demokratike. Historia e lavdishme e Kosovës. Kjo histori i dhemb Albin Kurtit, sepse ai nuk ka hise në të. E ai i kërkon të gjitha”, ka thënë ai.

“Kurti e ka vizituar Skenderajn edhe të tjera herë, dhe kurrë s’ka pasur probleme. Por, sot e vizitoi pas Veriut, me policë më shumë se në Veri. Sepse, dëshiroi të tërhiqte paralele mes Skenderajt dhe Veriut. Ky ishte qëllimi i tij, t’i krahasonte votuesit tanë me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në Veri. Skenderajn e UÇK-së, të dhimbjes e krenarisë shqiptare, ky njeri nuk do të mund ta poshtërojë dhe nënshtrojë asnjëherë, sado që të provojë. Përkundrazi. Kushdo që e ka tentuar këtë, e ka poshtëruar historia”, tha Ismaili./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.