Eko Higjiena

Uran Ismaili: Memli Krasniqi nuk mund të ketë kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Afati për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PDK-së kanë përfunduar këtë të enjte.

I vetmi që ka kandiduar është Memli Krasniqi, të cilit tashmë i duhet vetëm besimi i konventës së partisë.

Kështu ka deklaruar bashkëpartiku i tij, Uran Ismaili, i cili ka thënë se Krasniqi pritet t’i japë një energji PDK-së, njofton Klan Kosova.

Uji Dea

“Memli ka pasion të madh për politikë, për PDK-në, por edhe kontribut në shoqëri. E shoh si kandidat jo veç të denjë në kuptim partiak, por si intelektual që do të sjellë impuls të ri në PDK”.

“Në aspekt politik Memli është kandidati i vetëm. Ai do ta prezantojë një platformë. Çështja e kryetarit formalisht mbyllet të dielën dhe kështu le të mbetet. Nuk ka gjasa për kandidaturë tjetër nëse shtyhet afati. Të gjithë ajo që po shohim sot është se kandidati i vetëm për kryetar është Memli Krasniqi”, ka thënë Ismaili në Rubikon.

“Konventa vlerëson platformën e tij. Mund të ketë votë kundër, por me rëndësi është të ketë 50 plus 1 votë nga të pranishmit. Deri më sot ka mundur të ketë konkurrencë, sot nuk ka. Kandidati i vetëm është Krasniqi dhe një konventë që duhet dhënë besimin. Nuk mund të ketë kandidat të dytë dhe unë shoh që konventa me një masë të madhe ta mbështesë kandidaturën e tij”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.