Ura problematike rrezikon jetën e banorëve dhe të nxënësve, kërkohet vendosja e rrethojave

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Banorët e Sllatinës së Epërme, ndjehen të shqetësuar, me urën që gjendet në fshatin e tyre.

Ura sipas EVSB-së që gjendet në këtë fshat, paraqet shqetësim dhe pa siguri për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të gjithë këmbësorëve, të cilët duhet kaluar mbi këtë urë.

EVSB, pas shqetësimeve, dhe kërkesave të qytetarëve, doli në teren, vizitoj urën e lart cekur, dhe nga afër bëri disa foto që tregojnë se urës i mungojnë rrethojat anësore, (mbrojtëset).

EVSB fton institucionet Komunale, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, që urës për të cilën janë ngritur shqetësime nga banorët, sa më parë t`i vendosen rrethojat.

Ura gjendet në fshatin Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë, (ura e zotnive), në drejtim të Shkollës fillore “Njazi Rexhepi”.

Rruga lidhë me dhjetëra fshatra, dhe të gjitha automjetet duhet kaluar mbi këtë urë.
Përpos drejtuesve të automjeteve, ndihen të shqetësuar edhe qindra nxënës të cilët vijojnë mësimin e tyre, dhe kalojnë mbi urën e lart cekur.

RCCOLA

Banorët e fshatit Sllatinë të Epërme, përpos rrethojave mbrojtëse për urën, ata me të drejtë kërkojnë zgjerimin e urës, sepse mbi urë mundêëtë kalojë vetëm një automjet .

Kjo urë e lartpërmendur deri më tani, ishte konsideruar si një urë problematike, pasi që kishin ndodhur aksidente të shumta, shkaku i pozicionit që ka vendi dhe ura.

EVSB e Vitisë, konsideron me prioritet, dhe si shumë të nevojshme zgjerimin e urës dhe vendosjen e rrethojave mbrojtëse për te, për shkak të aksidenteve të shumta, të cilat kanë ndodhur në vitet e kaluara, e të cilat po ndodhin dhe tani.

Ura nuk paraqet rrezik vetëm për banorët e dhjetëra fshatrave, drejtuesit e automjeteve, por të rrezikuar ndjehen vazhdimisht qindra nxënës gjatë vajtje ardhje, shkollë-shtëpi.

EVSB, kërkonë mbështetjen institucionale, që ata ta përkrahin këtë projekt, dhe në këtë rast po e parandalojmë rrezikun i cili ka qen potencial për çdo vozitës, por i njëjti fat i përcjellë banorët dhe nxënësit e këtij fshati, të cilët janë të obliguar të lëvizin vazhdimisht mbi këtë urë.

EVSB, falënderon të gjitha institucionet, dhe gjithë qytetarët tanë, të cilët luftojnë dukurit negative, punojnë, ndihmojnë dhe po kontribuojnë në të mirë të vendit thuhet në reagimin e Imri Emërllahut nga EVSB në Viti./rajonipress/