Hidromorava

Ura pa mbrojtëse anësore po rrezikon banorët e fshatit Sllatinë e Epërme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Çdo ditë rrezikojnë për të lëvizur drejt qendrave administrative, apo drejt tregjeve. Banorët e fshatit Sllatinë, të Komunës së Vitisë, duhet të kalojnë mbi urën e ngushtuar dhe pa rrethoja anësore, për të vijuar përditshmërinë e tyre. Lëvizja mbi urë është akoma më e rrezikshme, pasi që nuk mundë të kalojnë dy automjete.

Sipas EVSB, megjithëse ura ishte ndërtuar vite më parë me kontributin e vet banorëve, kjo urë pati rezistencë të shkurtër duke pësuar dëmtime të shumta vit pas viti.
Jo vetëm ngushtimi i sajë, por urës i mungojnë edhe mbrojtëset anësore, megjithëse mbi te kalojnë edhe këmbësorë.

Sadik Ajeti, nga po i njëjti fshat tregon se, nga kjo urë pikërisht shkaku i mungesës së rrethojave anësore, kemi kalimtarë që kanë rënë nga ura, dhe kanë pësuar lëndime serioze trupore.

Banorët e fshatit Sllatinë, sidomos lagja Gjinolli ndjehen të rrezikuar sa herë që kalojnë mbi këtë urë, ndaj edhe apelojnë që të sigurohen fondet dhe të ndërhyhet.

Kërkesa e tyre i adresohet institucioneve Komunale, me qëllim që të bëhet zgjerimi i urës dhe të vendosen rrethojat.

UBT

Tani edhe fëmijëve u bie që për çdo dit të kalojnë mbi këtë urë pa asnjë siguri për të shkuar në shkollë duke e bërë situatën akoma më problematike.

Ura në lagjen Gjinolli në fshatin Sllatinë, është urë me rëndësi, sepse është rrugë harkore e fshatit, dhe vlerësohet një problematikë mjaft e madhe për lagjen dhe fshatin. Janë me qindra familje që kalojnë mbi këtë urë çdo ditë.

EVSB muaj më parë ka pranuar shqetësimet nga banorët për rastin e urës, dhe pa humbur kohë kemi kontaktuar zyrtarët Komunal, të cilët na premtuan se së shpejti urës do t`i vendosen rrethojat,por fatkeqësisht asgjë deri më tani nuk ka lëvizur, dhe gjendja mbetet e njëjtë.

EVSB, paraqet në foto pamjet e rrugës dhe të urës së lart cekur, ku vërehet se urës i mungojnë rrethojat, dhe shqetësimet e banorëve janë të drejta e të arsyeshme.
EVSB vlerëson se ura paraqet pa siguri, dhe kalimi mbi të është një rrezik më shumë për jetën e tyre, e sidomos tani që po i ofrohemi sezonit Dimëror thuhet në reagimin e koordinatorit të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/