Uji Dea

Ura mbi lumin Morava po shkakton pa siguri për qytetarët vitias

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Mbi lumin Morava, shihen të dëmtuara rrethojat e saja, konkretisht shtyllat e vendosura, të murosura nga gurët, ku në te janë të vendosura poçat elektrike për ndriçim.

Rreziku konsiston në lëndimin fizik të kalimtarëve të rastit, nga automjetet, për shkak të devijimit të rrugës dhe rreziku nga instalimi i rrymës në mbrojtësit e shembur.

Hidromorava

Frekuentimi mbi urën është i lartë, sepse përballë sajë janë dy shkolla të mesme, ku numri i nxënësve është i lartë dhe kalimi mbi urën paraqet pa siguri për ta, shkaku i disa dëmtimeve që u cekën më lart, e që duken dhe në fotot e dërguara nga qytetarët tanë, të cilët EVSB i falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.

EVSB u bën thirrje organeve përkatëse që të merren me rastin, dhe sa më parë të bëjnë punën e tyre thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/