UBT

“Ura e vdekjes” vazhdon të injorohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ura që lidhë Dobërqanin me Pograxhën, Stublinën dhe Ranillugun ka një kohë të gjatë që paraqet rrezik serioz për jetën e kalimtarëve. Ajo tashmë njihet edhe si ura e vdekjes pasiqë në periudha të ndryshme janë mbytur disa persona.

Kjo urë që po e shihni në foto nuk është në Afrikë, por në Gjilan. E njohur si ura e vdekjes, ajo tashmë përbën rrezik serioz për të gjithë ata kalimtarë që tentojnë të kalojnë aty pari.

Kjo urë lidhë Dobërqanin me Pograxhën, Stublinën dhe Ranillugun dhe është urë strategjike sepse lidhë dhjetëra familje mes Gjilanit e Kamenicës.

Megjithatë askush deri tashti nuk e ka marrë përgjegjësinë që të paktën ta shiritojnë urën në mënyrë që askush mos të lëvizë mbi të.

Mobi Casa

Sadat Salihu aktivist nga fshati Dobërqan thotë se rregullimi i urës ndihmon shumë banorët sepse i tërë fshati pjesën më të madhe të tokave e kanë pikërisht andej urës, ku edhe duhet të kalohet mbi të.

“Kjo urë ose duhet të rregullohet nga fillimi ose duhet të shiritohet sepse në të kundërtën rrezikohet jeta e banorëve. Ata që mendojnë se po e injorojnë këtë problem e kanë shumë gabim sepse mbi këtë urë tashmë kanë ndodhur disa vdekje” tha Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.