RCCOLA

Ura e “shpresës” pengë i neglizhencës së zyrtarëve komunal

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania “Bejta Comerc” i ka dërguar një letër të gjithë zyrtarëve komunal duke filluar nga Lutfi Haziri e deri tek shërbimet publike, ku ka kërkuar vlerësim të dëmeve në urën që lidhë Dobërqanin me Stublinën dhe Pogragjën. Kompania thotë se asnjë përgjigje nuk e kanë marrë dhe për pasoj punimet në urën e Stublinës kanë mbetur peng. Nga zyrtarët komunal askush nuk e merr përgjegjësin mbi vete se i kujt është faji që deri tani nuk i është kthyer përgjigje kompanisë. Ndryshe banorë të shumtë të Dobërqanit janë bllokuar për t`i kryer punët në tokat e tyre që i kanë përtej urës.

Ura e “shpresës”, që lidhë Dobërqanin me fshatrat kufitare ende nuk ka përfunduar e tëra, edhe pse shumë punë tashmë kanë përfunduar.

Kompania “Bejta Comerc” ekzekutuesve e punimeve i ka dërguar një letër zyrtarëve komunal duke kërkuar që dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut të kryhen sa më shpejt sepse ndryshe nuk mund të fillojnë me punime.

Në letër thuhet se niveli i lartë i ujit ka arritur që të shkaktojë vërshime anekënd urës, ku edhe është shkaktuar zgjerimi i shtratit në të dy anët e urës. “Kërkojmë nga ju që të ndërmerrni hapat e duhur me këtë vlerësim të dëmeve e më pas për tu kompensuar që të kemi mundësinë për të rifilluar punët në ndërtimin e urës, me fillimin e sezonës që të mos zvarritet për shkak të vlerësimeve dhe kompensimit” thuhet në letrën e kompanisë drejtuar Lutfi Hazirit, Naser Korçës, Arbër Ismajlit, Bekim Bajramit, Sami Spahiut, Ramiz Ramadanit etj.

Uji Dea

Askush nga zyrtarët komunal nuk është në gjendje të japi një përgjigje se pse po ndodhë kjo zvarritje e vlerësimit të dëmeve gjatë reshjeve të shiut.

Banorët e Dobërqanit të cilët i kanë tokat andej urës, pra nga pjesa e Stublinës thonë se janë të zhgënjyer nga komuna e Gjilanit.

Muhameti një banor thotë se ky është një turp dhe skandal që pas kaq shumë ditësh ende nuk kanë filluar punimet. “Ne kemi mbetur keq sepse tokat tona janë andej urës dhe nuk po e kemi asnjë mundësi për qasje sepse kalimi është i pamundur”.

Ndërkaq banorët e Stublinës dhe një pjesë e Dobërqanit thonë se nëse komuna gjatë javës së ardhshme nuk arrin ta kryej vlerësimin e dëmeve do të jenë të detyruar që ta ndërmarrin një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për ta rregulluar vet urën improvizuese./rajonipress/