UBT

“Ura e shpresës”, merr formën moderne, lehtësohet qarkullimi i lëvizjes për fshatrat kufitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E njohur si Ura e vdekjes, tashmë ajo i ngjanë një ure moderne e cila do të shërbej për fshatrat e brezit kufitar. Ura e Stublinës ka marrë formën e një ure moderne.

Kompania “Bejta Comerc” ka përfunduar punimet në rrugën Dobërqan – Stublinë e cila është asfaltuar më herët, ndërsa e ka bërë të kalueshme edhe urën e cila për shkak të vërshimeve të fundit ishin shtyrë punimet në përfundimin e saj.

Tashmë ura duket moderne dhe do të shërbejë për fshatrat kufitare dhe për shumë banorë të tjerë të Luginës, që mund ta frekuentojnë këtë rrugë.

Eco Higjiena

E njohur si Ura e vdekjes, tash të shndërruar në Ura e shpresës, fshatrat kufitare po edhe vet banorët e Mireshit i janë gëzuar përfundimit të punimeve sepse tokat e tyre ndodhen në anën e kundërt të urës, pra në drejtim të Stublinës.

Ndryshe projekti i rrugës Dobërqan – Stublinë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe është mbikëqyrur nga Komuna e Gjilanit.

Ka mbetur në gjysmë edhe pse me kontratë të nënshkruar rruga Dobërqan – Pograxhë, e cila në mungesë të mjeteve financiare, Qeveria Kurti e ka stopuar vazhdimin e kësaj rrugë e cila llogaritet arterie e rëndësishme./rajonipress/