Uji Dea

“Ura e shpresës”, më në fund drejt përfundimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ura që lidh Dobërqanin me fshatrat e brezit kufitar tashmë ka filluar sërish punimet dhe pritet të përfundojë brenda tre javësh.

E njohur si “Ura e shpresës”, pas shumë shtyrjeve dhe ngecjeve të panevojshme, kanë filluar punimet nga ana e kompanisë “Bejta Comerc”. Komuna e Gjilanit ka marrë përsipër punimet shtesë të kërkuara nga ana e kompanisë, e cila pësoi dëmtime gjatë kohës së vërshimeve.

Eco Higjiena

Ndryshe asfaltimi i rrugës Stublinë – Dobërqan ka përfunduar më herët dhe ka kthyer shpresat tek banorët e brezit kufitar, meqë kjo rrugë lidhë edhe disa fshatra të Luginës me Kosovën.

Ndërsa me ndërtimin e urës krijohen kushtet që fshatrat e shumta të krijojnë afërsi dhe lëvizje shumë më të rehatshme se sa më herët./rajonipress/